Nje Vizite E Shkurter Shteti

Rugova u kthye ne Kosove te Enjten por u largua perseri brenda pak oreve. Por asnje Shqiptar tjeter i Kosoves nuk ka ndonje pozicion te rendesishem.

Nje Vizite E Shkurter Shteti

Rugova u kthye ne Kosove te Enjten por u largua perseri brenda pak oreve. Por asnje Shqiptar tjeter i Kosoves nuk ka ndonje pozicion te rendesishem.

Saturday, 17 July, 1999

Ibrahim Rugova mberriti ne Kosove diten e Enjte ne mes te paradave te denja per nje perandor Romak te turmave te gezuara, femijeve qe i jepnin buqeta lulesh, dhe gra ne moshe qe e puthnin ate ne faqe. Por ne ndryshim me Cezarin, ai erdhi, pa dhe u largua--duke u kthyer po ate mbremje ne Rome.


Ne vend te kthimit per te kerkuar mantelin e tij te presidentit, Rugova la shume njerez duke menduar se cila ishte arsyeja e kthimit te tij.


Per me teper, Rugova mberriti pa shallin e tij dallues - te cilin per vite me rradhe ka deklaruar se nuk do ta heqe deri sa Kosova te behet e pavarur. Por e gjithe kjo eshte zbehur nga mberritja ne te njejten dite e Bernard Kouchner, perfaqesuesi special i Sekretarit te Pergjitheshem te OKB dhe udheheqesi i perkoheshem i padiskutueshem i Kosoves.


Megjithese Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK) e Rugoves dhe qeveria e perkoheshme e Hashim Thacit te Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK) jane ne kundershtim te hapur me njeri tjetrin, ata jane te bashkuar nga fakti se qe te dyja jane krijuar si levizje kundershtuese ndaj regjimit Serb. Por LDK dhe Rugova duket sikur jane zhdukur nga ekrani i radarit politik, ndersa qeveria e te riut pa eksperience Thacit po perpiqet te gjeje nje rol per veten e saj nen hijen e NATO-s, Kombeve te Bashkuara, dhe agjensive te ndryshme te ndihmave.


Rugova as qe morri pjese ne takimin e pare te keshillit special qe do te jete lidhja e Kouchner me forcat e ndryshme politike diten e Enjte.


Sjellja e tij paradoksale po ben qe edhe perkrahesit e tij me te zjarrte te vene ne pikpyetje mbeshtetjen e tyre per te. Ne numrin e se Premtes se Koha Ditore, e perditeshmja kryesore Shqiptare, titulli kryesor thoshte, “Rikthimi i te Humburit” mbi nje fotografi te Rugoves me gojen te hapur dhe me shikimin mbi horizont. Dy vjete me pare nje titull i tille do te kishte sjelle zemerimin e nje mije mbeshtetesve besnik te tij perpara deres se gazetes.


Per pothuajse dhjete vjet Rugova ja doli te mbante urte Shqiptaret etnik. I duartrokitur nga Perendimi, vecanerisht Washingtoni, per pacifizmin e tij, Rugova ia doli te krijonte nje diktature te deshires se mire qe paralizoi zhvillimet politike ne Kosove. Mbeshtetesit e LDK mund te argumentojne se ai parandaloi nje konflikt me te gjere dhe arriti nje fare stabiliteti. Por kritiket e tij thone se kjo politike nuk e coi askund Kosoven, dhe nuk lejoi zhvillimin e opsioneve politike alternative ne province.


Ne Perendim, opozita ndaj Rugoves konsiderohej si “radikale” ndersa ne Kosove ajo konsiderohej si qenie kunder levizjes per pavaresi. Perendimi e ka pare Rugoven si njeriu per te mbajtur urte Shqiptaret e Kosoves deri sa ata te finalizonin nje politike per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves. Banoret vendas e konsideronin ate si njeriu qe mund te komunikonte shqetesimet e tyre Perendimit.


Realiteti i gjeti te papergatitur si Perendimin ashtu edhe Shqiptaret e Kosoves kur Serbia sulmoi - Shqiptaret e Kosoves mbivleresuan deshiren e Perendimit per ti mbrojtur ata nga Serbet dhe Perendimi nenvleresoi vendosmerine e Beogradit per lufte.


Lidhja Demokratike e Kosoves se Rugoves ka mesuar teper vone rrezikun e lenies se nje individi per tu bere me i fuqishem se gjithe partia. Duke mbeshtetur verberisht Rugoven per dhjete vjet me rradhe, LDK dikur e fuqishme tani po perpiqet shume per te gjetur nje rol dhe ndoshta edhe nje udheheqes te ri - nje njeri i cili te pakten te jete i gatshem te jetoje ne Kosove.


Bujar Bukoshi, kryeministri i LDK-se, jeton ne Gjermani ndersa Rugova ka gjetur strehe ne Rome. Ata po shpenzojne me shume kohe duke u perpjekur ti shpjegojne vetes - se pse Rugova u takua me Miloshevicin gjate luftes, perse ai kurre nuk vizitoi refugjatet Shqiptare te Kosoves ne Shqiperi, dhe perse nuk vleresoi perpjekjen e madhe te Shqiperise se varfer per te ndihmuar 520,000 Shqiptaret e Kosoves te cilet u strehuan aty.


Kur keto pyetje ju drejtuan atij ne Kosove, Rugova u pergjigj qetesisht se “kjo ka ndodhur ne te kaluaren, ne duhet te shohim drejt se ardhmes.” Ai shprehu deshiren e tij per te bashkepunuar me kedo, dhe shpresen e tij se Shqiptaret do te mund te gjenin nje ze te bashkuar. Por anetaret e LDK-se kane shpenzuar me shume kohe duke shpjeguar se perse perandori nuk kishte veshur shallin e tij, duke lene deren te hapur per ceshtjet e verteta politike per te vetmen parti te madhe politike - UCK-ne e Hashim Thacit.


Thaci te pakten jep pershtypjen se drejton nje parti ne pushtet. Ai ka ngritur gjithe qeverine e tij ne Prishtine, te perbere kryesisht nga perfaqesues te UCK-se dhe Lidhjes se Bashkimit Demokratik (LBD).


Ekipi i Thacit eshte i ri ne moshe dhe pa eksperience dhe per me teper perballet me sfiden e gjetjes se nje roli per 10,000 apo me teper luftetaret e papune tashme te UCK-se. Ne te njejten kohe ai duhet te binde publikun se qeveria e tij mund te luaje nje rol ne te ardhmen e Kosoves. Per momentin, shume Shqiptare te Kosoves kane nevoje per ushqim dhe materiale ndertimi per shtepite dhe dyqanet e tyre te demtuara qe vetem komuniteti nderkombetar mund t’ua jape.


Megjithese zgjedhjet ne Kosove mendohet te mbahen pas 9 deri 12 muajsh, nje gje eshte e sigurte: partite politike Shqiptare do te mbeten pengje te komunitetit nderkombetar edhe per nje kohe te gjate.


Fron Nazi eshte Drejtor i Projektit per Kosoven i IWPR.


Albania, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists