KOSOVE: MESIMI FETAR NE SHKOLLA SHKAKTON SHQETESIM

Kleriket Islam po shtojne perpjekjet e tyre per futjen e edukimit fetar ne shkolla, ne mes te shqetesimeve se kjo do te thelloje ndarjet nder etnike.

KOSOVE: MESIMI FETAR NE SHKOLLA SHKAKTON SHQETESIM

Kleriket Islam po shtojne perpjekjet e tyre per futjen e edukimit fetar ne shkolla, ne mes te shqetesimeve se kjo do te thelloje ndarjet nder etnike.

Tuesday, 6 September, 2005

Petrit Carkagjiu nuk eshte nje njeri i cili mendohet se mund te mbeshtese edukimin fetar.


Kengetari 26 vjecar, i grupit te muzikes rok Jericho mendon se mesimi i educates fetare ne shkolla mund te mbroje femijet nga goditja e lojrave te kompjuterit, MTV dhe filmat e sukseseshem perendimore.


"Ne kete faze tranzitore neper te cilen po kalon Kosova, ku pothuajse nuk ekziston rendi dhe ligji, shume gjera varen nga bindjet personale. Keshtu nese duam te shmangim nje shoqeri te korruptuar, mesimet fetare dhe morale ne shkolle nuk do te ishin shume te demshme," thote Carkagjiu.


Komentet e kengetarit jane muzike per veshet e drejtuesve te komunitetit Islamik ne Kosove, te cilet po shtojne perpjekjet e tyre per te futur mesimin e fese ne shkolla, megjithese keto perpjekje kane shtuar friken se nje vendim i tille mund te thelloje percarjen nder etnike ne kete rajon te trazuar.


Kleriket Musliman te cilet jane vendosur ne krye te kesaj fushate thone se ata jane te inkurajuar nga mbeshtetja qe fushata ka siguruar deri me tani ne Prishtine, dhe do te zgjerojne perpjekjet per te siguruar mbeshtetje per peticionin e tyre edhe ne qytete dhe fshatra te tjera te Kosoves gjate ketij muaji.


Drejtuesit e komunitetit Musliman te Kosoves kerkojne qe femijet te mesojne rreth feve te tyre ne shkolla sipas programeve te pergatitura nga drejtuesit e komuniteteve respektive.


Kjo do te thote se shumica e nxenesve do te mesojne Kuranin - 97 perqind e Shqiptareve te Kosoves jane Muslimane, dhe pjesa tjeter Katolik, Ortodokse dhe Protestant.


Sabri Bajgora, kryetari i komunitetit Musliman te Kosoves, ka thene per IWPR se "Ne kemi mbledhur deri me tani 100,000 firma dhe kemi ne plan te ushtrojme presion ndaj politikaneve per te future edukimin fetar ne shkollat fillore dhe te mesme".


Feja Islame i ka fillimet e saj ne Kosove rreth 300 vjet me pare, kur sunduesit Otoman te provinces u kane ofruar komunitetit Shqiptar ne shumice Katolike perfitime te medha ekonomike nese ktheheshin ne Muslimane. Megjithate, ne asnje moment te historise, edukimi fetar nuk ka qene pjese e programeve arsimore ne Kosove.


Por nese arrihet te sigurohen edhe 700,000 firma te tjera ne mbeshtetje te peticionit, kjo gje mund te ndryshoje.


Me qellim qe kjo ceshtje te diskutohet ne parlament - hapi i pare drejt ndryshimit te ligjit - fushata duhet te tregoje se ajo ka mbeshtetjen e te pakten 800,000 njerezve, ose nje te treten e popullsise se Kosoves prej dy milion.


Megjithate, shume njerez ne Kosove - perfshire edhe Muslimane - nuk jane te kenaqur nga kjo ide. Ata shqetesohen se vlerat tradicionalisht liberale, heterogjene te provinces do te radikalizohen nese Kurani fillon te mesohet ne shkolla.


"Une e kam lexuar programin mesimor te pergatitur nga komuniteti Musliman dhe pervec mesimit te fese Islame, nxenesit do te detyrohen edhe te kryejne ritet Islame ne shkolla," thote Islam Hasani, nje profesor i sociologjise ne Universitetin e Prishtines.


Shqetesimet e tij perkrahen edhe nga drejtuesit e komunitetit Katolik te Kosoves. At Nosh Gjolaj, nje prift dhe psikolog ne Prishtine, thote se nese "Ne i ndajme nxenesit ne grupe te ndryshme per te mesuar fe te ndryshme, nuk mund te presim tolerance fetare ne te ardhmen".


Drejtuesi i kishes Katolike ne Kosove, Mark Sopi, shton se nuk eshte detyre e shkollave te mesojne fene: "feja Islame apo ajo Katolike mund te mesohet ne institucione fetare, kisha apo xhami".


Bajgora, i cili e pranon faktin qe drejtuesit e komunitetit Katolik nuk e mbeshtesin fushaten e tyre, mendon se tani me teper se kurre eshte e nevojeshme qe femijet te edukohen me vlerat e fese, sepse droga, prostitucioni, alkoholi dhe kultet e ndryshme fetare rrezikojne te rinjte Kosovare.


Hasani e kundershton kete argument, duke thene se feja nuk duhet te jete mekanizmi i vetem per te ruajtur moralitetin.


Zyrtare te qeverise thone se ata nuk e kane pare ende projektin e pergatitur per programin mesimor nga drejtuesit e komunitetit Musliman - por me sa dine deri me tani, ata dyshojne se nje program i tille mund te funksionoje.


Ramush Tahiri, nje keshilltar i kryetarit te parlamentit, thote se ai nuk deshiron qe femijet te detyrohen te mesojne vetem rreth nje besimi fetar. Per me teper, thote ai, do te kete edhe veshtiresi praktike ne ndarjen e femijeve te shkollave ne klasa te ndryshme per te mesuar fe te ndryshme.


Qeveria gjithashtu veshtire se do te pranoje kerkesat e drejtuesve te komunitetit Musliman qe mesimet e fese te jepen nga hoxhet dhe prifterinjte dhe jo nga mesuesit e shkollave.


Por kleriket Muslimane duken te vendosur ne rrugen e tyre. Komuniteti Musliman pritet te zgjedhe nje drejtues te ri ne Tetor te ketij viti, dhe disa analiste kane thene se fushata per ndryshimin e programit arsimor mund te jete nje levizje me synim pikerisht keto zgjedhje.


Mbeshtetja politike per kete fushate deri me tani kufizohet vetem tek nje deputet ne parlament, Bajram Cekrezi, Partia per Drejtesi te cilen ai e drejton thote se ka bindur edhe tetembedhjete deputete te tjere te mbeshtesin propozimin per futjen e edukimit fetar ne shkolla.


Alma Lama eshte nje bashkepunetore e IWPR ne Prishtine.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists