SERBI: KUNDERPERGJIGJET MAFIA

Njoftimi per nje perpjekje per te vrare kryeministrin konsiderohet si nje fillimi i nje lufte te botes se krimit ndaj qeverise.

SERBI: KUNDERPERGJIGJET MAFIA

Njoftimi per nje perpjekje per te vrare kryeministrin konsiderohet si nje fillimi i nje lufte te botes se krimit ndaj qeverise.

Tuesday, 6 September, 2005

Nje perpjekje e mundeshme per te vrare kryeministrin e Serbise, Zoran Gjingjiq, po konsiderohet si nje deklarim lufte nga bandat mafioze ndaj perpjekjeve te tij per ti dhene fund veprimtarise se tyre kriminale dhe pushtetit te madh qe zoterojne ato ne Serbi.


Makina me te cilen Gjingjiq po udhetonte drejt aeroportit te Beogradit me 21 Shkurt ka shpetuar me se miri nga nje perplasje me nje kamion me targa Austriake i cili doli perpara makines se kryeministrit ne menyre te papritur.


Fale reagimit te shpejte te shoferit te kryeministrit makina i shpetoi nje perplasjeje te sigurte. Policia ka arrestuar shoferin e kamionit, Dejan Milenkoviq, i njohur ndryshe edhe si Bugsy, i cili sipas tyre ka nje te kaluar te gjate kriminale.


Gjingjiq e ka minimizuar tezen se perplasja ka qene nje perpjekje e botes se krimit te organizuar per ta vrare ate, por me 23 Shkurt ka thene se edhe nese kjo ka qene nje perpjekje e tille, lufta ndaj krimit te organizuar do te vazhdoje.


Autoritetet thone se ato po hetojne incidentin, por nje gazetar i Radio Televizionit te Serbise, RTS, ka cituar burime te policise me 22 Shkurt te cilat kane thene se qellimi i ketij veprimi ka qene vrasja e kryeministrit.


Policia ka akuzuar Milenkoviq per posedim te dokumentave te fallsifikuara te identifikimit dhe per vjedhjen e automjetit. Nje gjykates ka urdheruar ndalimin e tij, por me pas me 24 Shkurt ai eshte liruar pasi ka paguar shumen e caktuar nga gjykata pasi avokati i tij Miodrag Gligorijeviq ka thene se nuk kishte asnje baze ligjore per mbajtjen e tij te ndaluar.


Ne nje interviste me IWPR, Gligorijeviq ka kundershtuar kategorikisht theniet se klienti i tij ishte perfshire ne nje perpjekje per te vrare kryeministrin.


Lirimi i Milenkoviq ka zemeruar ministrin Serb te drejtesise, Vladan Batiq i cili ka kerkuar nje reforme urgjente te sistemit te drejtesise, dhe ka thene per IWPR se disa gjykates "ose nuk dine te bejne punen e tyre ose kane ndonje aresye tjeter".


Ne njoftimin e RTS per incidentin rrugor, i cili ka qene i mbeshtetur kryesisht ne burimet policore, thuhej se Milenkoviq ishte informuar me telefon celular se grupi i makinave shoqeruese te kryeministrit po kalonte ne ate cast. Sipas njoftimeve, Bugsy ka qene pjestar i bandes Surcin por kohet e fundit eshte bashkuar me banden rivale te Zemunit.


Nje kamion eshte perdorur edhe ne perpjekjen per te vrare Vuk Drashkoviq, kryetarin e Levizjes per Rimekembje Serbe, SPO. Drashkoviq shpetoi per mrekulli, por kater zuyrtare te partise se tij u vrane. Gjyqi, i cili ka perfunduar vetem pak kohe me pare, ka fajesuar policine sekrete Serbe, e cila prej kohesh mendohet te jete e lidhur ngushte me mafian.


Grupet mafioze, te cilat jane krijuar dhe forcuar gjate periudhes se ish presidentit Sllobodan Millosheviq, tani jane forcuar aq shume saqe disa njerez mendojne se ato kane me teper pushtet se sa qeveria. Nje zyrtar i larte i policise ka thene per IWPR ne fillim te Shkurtit se autoritetet Serbe tani kane vetem dy mundesi - te perballen me mafian ose te japin doreheqjen nga pushteti.


Nen presionin nderkombetar dhe ate te brendeshem, Gjingjiq ka miratuar ligjin anti mafia, ka ndryshuar shefat e larte te policise sekrete dhe ka bere disa deklarime publike se ekstradimet per ne gjykaten e Hages do te vazhdojne - shume anetare te bandave mafioze mendohet se jane te dyshuar per krime lufte. Megjithate, masat e marra jane konsideruar me teper si simbolike.


Qeveria e Gjingjiq ka trasheguar nje aparat te fuqishem te policise sekrete - sherbimin e sigurimit Serb, RDB. Ky organizem eshte ndertuar ne periudhen e Millosheviqit dhe ka bashkepunuar ngushtesisht me kriminele me te cilet ata kane punuar per te pakesuar pasojat e sanksioneve nderkombetare.


Nje gazetar i mire informuar i se perjaveshmes Vreme te Beogradit, Jovan Duloviq, ka thene gjate nje debati publik kohet e fundit te titulluar "Perballimi me te Kaluaren" se policia Serbe dhe bota e krimit kane bere nje "martese te pazakoneshme" gjate periudhes se Millosheviqit dhe se autoritetet e tanishme e kane pasur te veshtire te shkaterrojne keto lidhje. Duloviq ka deshmuar se fundi ne gjyqin ndaj Millosheviqit ne Hage.


RDB eshte rreshtuar kunder Millosheviqit gjate rrezimit te tij ne Tetor 2000. Tani kur kane kaluar tre vjet, nuk ka pasur reforma serioze ne polici, ndersa bandat e Zemun dhe Surcin jane me te forta se kurre.


Nje diplomat Perendimor ka thene kohet e fundit per IWPR se "Ne e kemi mbeshtetur kryeministrin por tani ka ardhur koha te behet dicka sepse po behet gjithnje e me teper e dukeshme qe kriminelet dhe kriminelet e luftes jane ne fakt te njejtit njerez".


Gjate vitit 2002, mafia ka forcuar kontrollin e saj mbi tregtine e droges, armeve dhe skllaverine e seksit. Lufta ndermjet bandave rivale ka cuar ne nje sere vrasjesh dhe incidentesh te dhuneshme si pasoje e te cilave kane vdekur disa figura te rendesishme te krimit te organizuar. Vrasjet jane kryer sipas nje modeli te zakonshem - vrasesit me makina, zakonisht te markes Audi, qellojne mbi viktimat dhe largohen me shpejtesi.


Drejtuesi i nje bande Sredoje Sljukiq, i quajtur ndryshe edhe Sljuka, dhe vellai i tij Zoran jane vrare ne nje autostrade te Beogradit me 27 Shtator. Jovan Guzijan Cuner, nje mafioz i fuqishem, eshte vrare ne rrugen Zemun-Novi Sad me 5 Tetor. Zheljko Skrba, i cili ka pasur lidhje te ngushta me kriminele ne Beograd dhe me boten e krimit ne Bosnje, se bashku me Nenad Batocanin, zevendes shef i Departamentit te Sigurimit te personave te rendesishem zyrtare, jane vrare me 26 Nentor prane stadiumit te futbollit te Yllit te Kuq.


Asnje prej ketyre krimeve nuk eshte zbuluar.


Nje shperthim i fuqishem ne fillim te Janarit ne Zemun Polje ka shkaterruar nje kompani e cila mesa duket ishte ne pronesi te drejtuesit te bandes se Surcin. Incidenti ka shkaktuar alarm te madh ne rradhet e publikut. Autoritetet kane thene se ka qene nje sulm terrorist por vezhguesit thone se ka qene nje pjese e luftes ndermjet bandave te Surcin dhe asaj te Zemun.


Disa muaj me pare, Gjingjiq ka pergatitur nje ligj per luften ndaj krimit te organizuar, nje hap i cili nga shume vezhgues u konsiderua si nje perpjekje e pafuqishme. Ne fund te muajit Dhjetor, kodi penal u ndryshua duke i dhene policise me teper fuqi dhe duke ofruar me teper mbrojtje per nje kategori te caktuar deshmitaresh.


Me 23 Janar, Gjingjiq ka shkarkuar ne menyre te papritur Andrija Saviq, shefin e Agjensise se Informacionit te Sigurimit te Serbise, BIA, dhe zevendesin e tij te fuqishem Milorad Bracanoviq.


Ne te njejten kohe, kryeministri eshte shfaqur ne televizion duke i kerkuar policise Serbe te forcoje luften e saj ndaj mafias se droges, e cila sipas tij kishte siguruar nje influence te rrezikeshme ne shoqeri.


Ne nje operacion te perbashket me 7 Shkurt, policia Serbe dhe Agjensia Amerikane e Luftes ndaj Droges, DEA, kane zbuluar nje fabrike droge dhe laboratore te paligjshem te prodhimit te droges ne qytetet Stara Pazova dhe Nova Pazova dhe Simanovici. Policia ka ushtruar kontrolle ne 35 ndertesa dhe ka bllokuar mbi dy milion tableta droge sintetike te cilat mendohet te kene nje vlere prej me teper se 10 milion euro.


Tani, ka thene Gjingjiq, kriminelet jane te pajisur me mire se policia dhe kane edhe rrjetet e tyre te pergjimit.


Ky pohim eshte provuar si i vertete kur revista e Beogradit Identitet ka botuar nje tekst te nje bisede ndermjet Gjingjiq dhe bashkepunetoreve te tij te ngushte.


Per momentin, nuk eshte ende e qarte se si do te zhvillohet fushata anti mafie. Autoritetet, mesa duket jane te pergatitura per me te keqen. Gjate fundjaves, ndersa Gjingjiq ka qene ne nje udhetim pune ne Gjermani, ministrave te qeverise se tij u jane shtuar masat dhe personeli i sigurimit.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists