MAQEDONASIT TE ZEMERUAR NGA VOTIMI NE KOSOVE

Kundershtimi i Kosoves ndaj marreveshjes kufitare ndermjet Beogradit dhe Shkupit ka shkaktuar frike per nje rikthim te konfliktit te armatosur ne rajon.

MAQEDONASIT TE ZEMERUAR NGA VOTIMI NE KOSOVE

Kundershtimi i Kosoves ndaj marreveshjes kufitare ndermjet Beogradit dhe Shkupit ka shkaktuar frike per nje rikthim te konfliktit te armatosur ne rajon.

Maqedonia ka reaguar me zemerim ndaj kundershtimit te parlamentit te Prishtines javen e kaluar te nje marreveshjeje kufitare rajonale, te cilen Shqiptaret e Kosoves e shohin si nje goditje ndaj aspiratave te tyre per pavaresi.


Kryeministri Ljubcko Gjeorgjevski e ka pershkruar vendimin e asamblese per te mos njohur marreveshjen e Janarit te vitit 2001 per caktimin e kufinjve ndermjet Beogradit dhe Shkupit si nje akt "te luftes se ftohte" i cili mund te destabilizoje rajonin per dekaden e ardheshme.


Shume njerez te cilet jetojne ne zonat kufitare kane frike nga perseritja e mundeshme e ngjarjeve te vitit te kaluar, kur konflikti i armatosur ndermjet Maqedonasve dhe Shqiptareve ka shperthyer pas ratifikimit te marreveshjes kufitare nga parlamenti i Shkupit ne Shkurt 2001.


Ish presidenti i Jugosllavise Sllobodan Millosheviq nuk kishte pranuar te ndermerrte hapa ne drejtim te caktimit te kufirit administrativ gjate dhjete vjeteve te qendrimit ne pushtet, keshtu qe Maqedonia ka qene teper e kenaqur kur pasuesi i tij, Vojisllav Koshtunica, ka pranuar te nenshkruaje nje marreveshje menjehere pas ardhjes ne pushtet.


Ky hap ka perforcuar kontrollin e Beogradit ndaj kufinjve te jashtem te Kosoves - megjithese protektorati eshte nen administrimin e Kombeve te Bashkuara - duke shkaktuar zemerim te madh ne rradhet e Shqiptareve te Kosoves.


Presidenti Maqedonas Boris Trajkovski i ka kerkuar parlamentit te vendit te tij te injoroje rezoluten e parlamentit te Kosoves, duke thene se ai ishte thjesht nje veprim simbolik, sepse ky organizem nuk ka pushtetin e nevojshem per te bere deklarata te tilla.


"Nuk eshte e nevojeshme te fillojme nje debat per kete ceshtje sepse ky veprim nuk eshte i vlefshem dhe nuk ka pasoja ligjore," ka thene Trajkovski.


Por zera te fuqishem ne Shkup e kane kundershtuar kete strategji. Gjeorgjevski ka hapur nje debat parlamentar per kete ceshtje, duke kritikuar presidentin, parlamentin e Kosoves dhe komunitetin nderkombetar. Ai i ka kerkuar parlamentit te Maqedonise te jape nje pergjigje te fuqishme rezolutes se Kosoves.


Deputete te tjere kane denuar koleget e tyre Shqiptare etnik te cilet sipas tyre nuk kane mbrojtur integritetin territorial te Maqedonise, duke deklaruar se nje qendrim i vendosur i tyre eshte i nevojshem per te mbajtur gjalle marreveshjen e paqes se arritur ne Oher ndermjet dy grupeve etnike.


Nderkohe, eshte vene re nje rritje e tensioneve pergjate kufirit Maqedoni-Kosove pas vendimit te parlamentit te Prishtines.


Ushtria ka deklaruar se dy granata te leshuara nga territory i Kosoves kane shperthyer ne afersi te fshatit Tanushevc ne brendesi te territorit te Maqedonise dhe nje transportues i blinduar eshte goditur me arme zjarri nga brenda territorit te Kosoves. Zyrtaret e NATO-s kane nenvleftesuar keto incidente, duke thene se ato nuk kane qene serioze.


Parlamenti Maqedonas ka miratuar nje rezolute me 29 Maj ne te cilen kerkohej anullimi i rezolutes se parlamentit te Kosoves dhe konfirmimi i marreveshjes se vitit te kaluar ndermjet Shkupit dhe Beogradit. Rezoluta e parlamentit Maqedonas kerkonte gjithashtu edhe mbeshtetjen nderkombetare per marreveshjen.


Partite Shqiptare ne parlament kane abstenuar nga ky votim. Partia Demokratike e Shqiptareve, PDSH, ka bojkotuar debatin per ceshtjen e kufirit megjithese deputetet e saj kishin votuar per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Beogradit dhe Shkupit.


Aleksandar Florovski, nje deputet i VMRO-DPMNE, partise kryesore ne pushtet, ka akuzuar klasen politike Shqiptare ne Maqedoni se po "demton" Marreveshjen e Ohrit. Ai u ka kerkuar politikaneve Shqiptare te tregojne deshiren e tyre te mire duke kerkuar publikisht dhenien fund te sulmeve te armatosura nga Kosova ndaj forcave Maqedonase te sigurimit.


Agim Fetahu eshte Drejtori i Projektit te IWPR-se per Maqedonine. Veton Latifi kontribuoi per kete artikull.


Macedonia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists