SERBI: DEKLARIMET E KOSHTUNICES SHQETESOJNE BOSNJEN

Presidenti Jugosllav mund te pendohet per ate qe eshte konsideruar si nje perpjekje per te per vete nacionalistet Serbe.

SERBI: DEKLARIMET E KOSHTUNICES SHQETESOJNE BOSNJEN

Presidenti Jugosllav mund te pendohet per ate qe eshte konsideruar si nje perpjekje per te per vete nacionalistet Serbe.

Nje perpjekje e dukeshme e presidentit federal Vojisllav Koshtunica per te siguruar mbeshtetjen e nacionasliteve Serbe ka tronditur marredheniet ndermjet Jugosllavise dhe Bosnjes.


Ndersa Koshtunica ka vizituar qytetin kufitar te Mali Zvornik me 14 Shtator si pjese e fushates se tij elektorale per zgjedhjet presidenciale ne Serbi, drejtuesi i Partise Demokratike Serbe, DSS, e ka pershkruar Republika Srpska, RS, fqinje si "pjese te familjes, te ndare perkohesisht nga memedheu Serb".


Haris Silajxhiq, nje kandidat Boshnjak per presidencen e Bosnjes, i ka pershkruar keto deklarate si "vetem nje hap larg nje deklarimi per lufte", duke thene se "cdo gje e arritur ne procesin e normalizimit te marredhenieve" ndermjet dy vendeve fqinje eshte shkaterruar.


Koshtunica - i cili e ka pershkruar me pas komentet e tij si "te keqinterpretuara me qellim" - ka thene se ai nuk ka ne plan te bashkoje RS me Serbine, duke thene se ai vetem ka kerkuar bashkimin e te gjithe Serbeve te ndodhur ne ish Jugosllavi ne kuadrin e Bashkimit Europian.


Zyrtaret e Beogradit kane nxituar te sigurojne Bosnjen se fjalet e presidentit nuk paralajmerojne nje nderyshim te politikes se Jugosllavise, duke theksuar se ata vazhdojne te mbeshtesin marreveshjen e Dejtonit sipas se ciles Bosnja eshte ndare ne Federaten Kroato-Muslimane dhe RS Serbe.


Nje dite pas ketij incidenti, ministri i jashtem i Jugosllavise Goran Svilanoviq ka shprehur keqardhje per keto deklarime, duke fajesuar per keqkuptimin atmosferen e nxehte elektorale ne Jugosllavi dhe Bosnje. "Beogradi mbeshtet me force marreveshjen e Dejtonit dhe nuk deshiron te ndaje ne ndonje menyre Bosnjen, dhe as te demtoje marredheniet ndermjet dy vendeve tona," ka thene ai.


Mesa duket Koshtunica ka dashur vetem te luaje karten nacionaliste ne prag te zgjedhjeve presidenciale te 29 Shtatorit ne Serbi.


Por pavaresisht nga planet e tij, keto deklarata nuk kane demtuar vetem marredheniet me Bosnjen. Disa nga partneret nderkombetare tregtare te Beogradit dhe donatoret e huaj - te cilet kane ne dore rimekembjen ekonomike te Serbise - mendohet se jane ofenduar gjithashtu nga keto deklarata.


Rivali kryesor i Koshtunices ne perplasjen per postin e presidentit eshte Miroljub Labus, nje reformist i mbeshtetur nga Opozita Demokratike e Serbise, DOS, ne pushtet.


Ky fakt ben qe Koshtunica te kete te sigurte mbeshtetjen e nje perqindjeje te madhe te nacionalisteve, vecanerisht atyre dhjetra mijera refugjate Serbe nga Bosnja dhe Kroacia te cilet kane perfituar te drejten te votojne ne Jugosllavi. Ne rast te zhvillimit te nje raundi te dyte elektoral, ka mundesi qe ai te siguroje gjithashtu edhe mbeshtetjen dhe votat e partise ultra nacionaliste, Partise Radikale Serbe, dhe drejtuesit te saj, Vojisllav Sheshelj.


Pavaresisht korrit te pergjitheshem te mosaprovimit, nuk ka dyshim se deklarimet e Koshtunices ne Mali Zvornik kane arritur pikerisht ate qe ai kishte ne plan - ai ka siguruar mbeshtetjen e shume nacionalisteve ne ate qe mund te jete nje zgjedhje me nje rezultat te ngushte.


Kjo nuk eshte hera e pare qe presidenti Jugosllav shkakton shqetesim dhe habi me deklarimet e tij per RS.


Koshtunica ka mbeshtetur luften e armatosur te Serbeve te Bosnjes dhe synimin e tyre per krijimin e nje shteti Serb. DSS e drejtuar nga ai ka vendosur lidhje te ngushta me Partine Demokratike Serbe, SDS, te Radovan Karaxhiq - i akuzuar nga gjykata e Hages per krime lufte.


Rrezimi i Millosheviqit ne Tetor 2000 ka cuar ne nje ngrohje te marredhenieve ndermjet Beogradit dhe Sarajevos. Jugosllavia dhe Bosnja kane vendosur marredhenie diplomatike ne Dhjetor te vitit 2000 dhe nje vit me pas kane nderruar ambasadoret.


Koshtunica nuk ka arritur te ambjentohet me shpejtesine e duhur ne realitetin e ri. Ai ka shkaktuar nje incident diplomatic ne fillim te mandatit te tij presidencial kur ka marre pjese ne funeralin e nje poeti nacionalist Serb, Jovan Duciq, ne qender te RS, ne Trebinje.


Megjithate, pa humbur kohe, ai ka ndryshuar qendrimet e tij. Ne viziten e tij te pare zyrtare ne Sarajevo ne Janar 2001, ai ka thene se Beogradi mbeshtet me force marreveshjen e Dejtonit.


Megjithate, marredheniet ndermjet partive te Koshtunices dhe Karaxhiqit nuk jane nderprere. Me 30 Korrik 2001, DSS dhe SDS kane nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi e cila i detyron te dyja partite te punojne per "bashkimin kulturor, ekonomik dhe shpirteror te popullit Serb" - megjithese ata kane theksuar se nje gje e tille mund te arrihet vetem nepermjet marreveshjes se Dejtonit.


Beogradi dhe Sarajevo kane nenshkruar dy marreveshje te tjera gjate vitit, per bashkepunimin ndermjet ministrive te jashteme dhe krijimin e nje keshilli nder shteteror. Nje marreveshje per tregtine e lire ndermjet dy vendeve ka hyre ne fuqi kete vit.


Nen presionin e komunitetit nderkombetar, Beogradi ka nderprere gjithashtu lidhjet ushtarake ndermjet ushtrise Jugosllave, VJ, dhe ushtrise se Republika Srpska, VRS.


Me inkurajimin e Beogradit, RS ka pranuar nje kerkese te gjykates kushtetuese te Bosnjes me pare kete vit qe te dyja entitetet te ndryshojne kushtetutat e tyre per te garantuar barazine e BOshnjakeve, Serbeve dhe Kroateve.


Megjithate, pavaresisht ketij progresi, marredheniet ndermjet dy shteteve nuk jane normalizuar krejtesisht. Beogradi ka perdorur cdo mundesi te dhene nga marreveshja e Dejtonit per te trajtuar RS si nje entitet te vecante ne gjirin e Bosnjes. Qytetaret e Jugosllavise dhe RS mund te udhetojne lirisht ne te dyja vendet respective duke perdorur vetem kartat e identitetit, ndersa qytetaret nga Federata duhet te paraqesin pasaporten e tyre per te hyre ne Jugosllavi.


Beogradi thote se ceshtje te tilla nuk duhet te pengojne permiresimin e vazhdueshem te marrdhenieve ndermjet te dy vendeve. Marredheniet "po permiresohen vazhdimisht, pa pasur ndonje suskes spektakolar", ka thene nje burim i ministrise se jashteme te Jugosllavise per IWPR-ne. "Ky eshte nje proces i pakthyeshem".


Milanka Saponja-Hadziq eshte nje gazetare e pavarur ne Serbi.


Frontline Updates
Support local journalists