I Semuri Sekret I Europes - Tudjman Lufton Semundjen Dhe Renien E Popullaritetit Te HDZ
Shendeti i Presidentit Franjo Tudjman po behet objekt i shume spekullimeve ne Kroaci ne prag te zgjedhjeve parlamentare. Ne rast se opozita fiton nje shumice prej dy te tretash, ajo mund te perpiqet te pakesoje pushtetin e tij pothuajse absolut.
I Semuri Sekret I Europes - Tudjman Lufton Semundjen Dhe Renien E Popullaritetit Te HDZ
Shendeti i Presidentit Franjo Tudjman po behet objekt i shume spekullimeve ne Kroaci ne prag te zgjedhjeve parlamentare. Ne rast se opozita fiton nje shumice prej dy te tretash, ajo mund te perpiqet te pakesoje pushtetin e tij pothuajse absolut.
Tre muaj perpara se Kroacia te shkoje ne votime per zgjedhjet parlamentare, shtypi i pavarur i vendit eshte i mbushur me spekullime per shendetin e presidentit.
Sipas Nacional, e perjaveshmja e mireinformuar e Zagrebit, "Franjo Tudjman perseri po perballet me probleme te renda shendetesore: ai leviz me veshtiresi, floket po i bien me shpejtesi, fytyra i ka marre nje ngjyre te zbehte dhe te lodhur dhe tregon shenja te qarta te nje beteje te ashper me nje semundje te rende."
Megjithate, pergjigja e zakoneshme zyrtare per keto histori eshte pergenjeshtrimi. Ky zakon ka filluar qe me fillimin e problemeve serioze te shendetit te Tudjman, te verteta apo te pergenjeshtruara, ne Nentor 1996 kur Tudjman mjekohej ne spitalin ushtarak Walter Reed ne Washington.
Sipas zyrtareve Amerikan ai eshte kuruar per nje kancer ne stomak. Kjo dizgnoze eshte pergenjeshtruar me vone nga zyrtaret Kroate, te cilet kane konfirmuar se ai ka qene shtruar ne spital por thane se ai vuante nga dicka mjaft me pak e rende, probleme tretjeje, ulcera ne stomak dhe gjendra limfatike te zmadhuara ne stomak.
Me vone u morr vesh se doktoret Kroate te Tudjman nuk kishin arritur te diagnostikonin semundjen e presidentit te tyre dhe si rrjedhim nuk ishin ne gjendje ta kuronin ate. Pasi Tudjman humbi 10 kilogram ne peshe, ministri i atehershem i mbrojtjes Gojko Susak rregulloi transferimin e tij te fshehte Shtetet e Bashkuara te Amerikes me ndihmen e sekretarit te shtetit Amerikan te asaj kohe per mbrojtjen William Perry.
Diagnoza e vertete e Tudjman u mbajt e fshehte per publikun ne Kroaci. Megjithate, ne Amerike informacioni u zbulua dhe u njoftua nga CNN.
Tudjman u kthye ne Kroaci pak dite me pas, i inatosur qe detaje mbi gjendjen e tij shendetesore ishin bere publike. Atehere, ai dukej i semure, dhe shume njerez ne komunitetin diplomatik ne Zagreb filluan pergatitjet per jeten pas vdekjes se Tudjman. Ne fakt, ne baze te zerave qe kishin dale nga burime nga brenda spitalit Walter Reed, shumekush mendonte se presidentit Kroat i mbetej maksimumi edhe gjashte muaj kohe per te jetuar.
Por, pergatitjet per eren post Tudjman u pa qe ishin te parakoheshme. Tashme kane kaluar pothuajse tre vjet qe nga shtrimi i Presidentit Kroat ne spitalin Amerikan dhe jo vetem qe ai eshte akoma gjalle, por ai qendron akoma ne pushtet.
Fizikisht, kanceri i Tudjmanit ka pasur shume efekt. Koka e tij dikur e shendoshe dhe me floke gri tani eshte holluar dhe lekura eshte dukshem me e zbehte. Per me teper, sipas disa ndihmesve te tij te aferm qe kane kontakte te perditeshme me te, semundja tanime duket se ka pasur edhe efekte psikologjike.
Ndersa dikur atij i pelqente te mbante monologje te gjata neper takime dhe dreka zyrtare, duke dashur gjithmone te thoshte fjalen e fundit per cdo problem, tani, duket se ai qendron i heshtur dhe duket se nuk ka shume interes per ate qe ndodh rreth tij, me perjashtim te futbollit, qe akoma zgjon tek ai pasione te medha.
Si rezultat i mungeses se dukshme te energjise se Tudjman, shume analiste kane filluar te shtrojne pyetjen ne se Presidenti eshte akoma ne gjendje te drejtoje vendin.
Kjo pyetje eshte teper e rendesishme sepse pushteti i Tudjman, te cilin ai ne fakt e krijoi vete per veten e tij, eshte teper i madh, ne fakt pothuajse absolut, dhe Kroacia po perballet me nje periudhe shume te pa qarte. Zgjedhjet parlamentare jane vendosur te mbahen ne fillim te vitit te ardheshem; kriza ekonomike eshte perkeqesuar nga nje sezon i keq turistik per shkak te luftes ne Kosove; dhe tensionet sociale jane ne rritje.
Ne pergjigje te spekullimeve te shtypit, Tudjman eshte shfaqur dy here publikisht. Ai ka folur ne nje ceremoni te organizuar per hapjen e nje fabrike te re, dhe me pas ne nje festival popullor ne Sllavoni. Pavaresisht ketyre shfaqjeve, shumica e analisteve mendojne se fjalimet e tij nuk jane me aq te forta dhe te fuqishme sa kane qene me pare.
Me heret kete vit, pas nje vizite shteterore ne Turqi ne Shkurt, gjendja fizike e Tudjman filloi te perkeqesohej si rezultat i nje gripi dhe komplikacioneve qe rrodhen prej tij.
Me ate rast, doktore Francez ne Institutin Gustave Roussy per trajtimin e Kancerit ne Paris, ja dolen te ndalonin dobesimin e tij me ane te nje kure te re, por ekspertet mjeksor Kroat tanime mendojne se kura nuk do te kete te njejtin efekt me vone. Trupi i Tudjman eshte teper i dobesuar nga shume seanca kurash te ndryshme, dhe per kete aresye eshte e paqarte se si do te zhvillohet semundja ne te ardhmen.
Megjithese shtypi i pavarur dhe politikanet e opozites insistojne se detajet e shendetit te kreut te shtetit duhet te behen publike, e vetmja pergjigje zyrtare eshte se Tudjman gezon shendet te mire dhe eshte ne gjendje te kryeje detyrat e tij.
Megjithate nje shenje qe jo cdo gje shkon mire, eshte se akoma nuk eshte e qarte ne se Tudjman do te perfshihet ne fushaten elektorale te partise se tij, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Ne zgjedhjet e mepareshme, edhe kur partia ka qene ne nje pozicion mjaft me te fuqishem se tani, Tudjman ka qene gjithmone ne krye te fushates.
Sipas anketimeve te opinionit publik, HDZ po shkon drejt nje humbjeje te madhe ne zgjedhjet e ardheshme dhe ndoshta mund te mos fitoje as nje te treten e votave.
Humbja elektorale e HDZ nuk do ta demtoje Tudjmanin personalisht, sepse mandati i tij presidencial eshte i vlefshem deri ne vitin 2002. Megjithate, ne rast se opozita fiton nje shumice votash prej dy te tretave, ajo mund te kerkoje ndryshime kushtetuese per te pakesuar fuqite e presidentit.
Pra "bashkejetesa" Kroate mund te coje ne nje periudhe destabiliteti te rrezikshem politik, meqenese eshte e veshhtire te mendohet se Tudjman mund te heqe dore nga pushteti i tij pa nje qendrese te forte. Ne fakt, shume analiste frikesohen se, ndersa shendeti i tij keqsohet, Tudjman mund te afrohet me shume me te djathten autokratike te HDZ-se.
Kjo do te thote se keto muajt e ardheshem jane shume te rrezikshem, ndersa shume njerez ne krahun me radikal te HDZ, te cilet kontrollojne ushtrine dhe policine, tashme kane filluar te flasin per nje grusht shteti ushtarak dhe diktature, ne vend te rrezikimit te humbjes se pushtetit ne zgjedhje.
Drago Hedl eshte redaktori i ceshtjeve te brendeshme ne te perditeshmen e Rijekes Novi List.