Litari I Shtrenguar I Maqedonise
Me dhunen neper rruge dhe ne anen tjeter te kufirit, Shkupi sheh nje rrezik te dyfishte si nga numri teper i madh i rrefugjateve ashtu edhe nga nje reagim i forte anti-NATO.
Litari I Shtrenguar I Maqedonise
Me dhunen neper rruge dhe ne anen tjeter te kufirit, Shkupi sheh nje rrezik te dyfishte si nga numri teper i madh i rrefugjateve ashtu edhe nga nje reagim i forte anti-NATO.
Pas tre ditesh perleshje te Serbeve lokale neper rruget e Shkupit, parlamenti Maqedonas u mblodh ne nje sesion urgjent gjate fundit te javes ne mes te fjaleve se nje kontigjent i Zeljko ("Arkan") Razmatovic dhe tigrave te tij, paraushtaraket famekeq Serb, po vinin per te destabilizuar vendin.
Megjithese perleshjet mund te kene dhene pershtypjen se Maqedonia eshte solidare me pozicionin Serb ne kosove dhe ishte kunder ofensives se tanishme ajrore, qeveria Maqedonase eshte treguar e shpejte per te siguruar Perendimin se trupat e NATO-s jane te mirepritura ne vend. Te frikesuar se konflikti mund te shperndahet edhe ne Maqedoni, Shkupi vazhdon te ece mbi nje litar te terhequr politik duke kercyer me kujdes dhe duke u perpjekur te afroje interesa te cilat duken si te pa pajtueshme.
Ne nje fjalim drejtuar kombit, Kryeministri Ljubcko Georgievski paralajmeroi se dy rreziqet me te medha per Maqedonine per momentin jane mberritja e mijera rrefugjateve dhe krijimi i nje atmosfere armiqesore ndaj NATO-s ne vend.
Megjithese Partia Demokratike e Serbeve, partia politike e Serbeve etnik ne Maqedoni, ka deklaruar se perleshjet dhe trazirat kane qene spontane, menyra e organizuar me te cilen demonstruesit mberriten nga Kumanova, Tetova dhe Gostivari tregon se ato ishin te pergatitura. Si rezultat, Shkupi ka kritikuar perzierjen e Jugosllavise ne punet e tij te brendeshme duke thene se "eshte e papranueshme qe nje vend i huaj te inkurajoje demonstrata dhe dhune ne nje vend tjeter".
Ndersa mbeshtetja per Serbine ne rradhet e Maqedonasve etnike mund te jete ekzagjeruar, demonstratat ne Shkup dhe Kumanove nuk kane qene incidente te izoluara. Shoferet e kamioneve nga qyteti Negotino, te zemeruar per nderprerjen e punes se tyre per shkak te bombardimeve, i kane dorezuar nje peticion proteste NATO-s. Dhe gjate fundit te javes, futbollistet profesioniste mbajten pankarta ne fillim te ndeshjeve me fjalet "Ndaloni bombardimet qe ne te luajme ne paqe".
Ne nje sesion te jashtezakonshem, parlamenti Maqedonas konkludoi se kriza perfaqeson nje rrezik serioz per Maqedonine si edhe per te gjithe rajonin dhe ritheksoi se territori i Maqedonise nuk do te perdoret si pike nisje per sulme ndaj cdo fqinji te tij.
Parlamenti gjithashtu mirepriti nje garanci me shkrim nga Sekretari i Pergjitheshem i NATO-s Javier Solana ne te cilen ai premtonte per te mbrojtur Maqedonine ne rast se luftimet zgjerohen nga Kosova. Pas kesaj, Komandanti i forcave te NATO-s ne Maqedoni, Gjenerali Britanik Mike Jackson, ka qene me i i paqarte, duke thene se mbrojtja e Maqedonise eshte ceshtje e Ministrise se Mbrojtjes se Maqedonise, dhe jo e trupave te NATO-s te vendosura ne Maqedoni. Megjithate, media Maqedonase i ka pershkruar trupat e NATO-s si nje linje e dyte e mbrojtjes ne kufirin verior te Maqedonise.
Deri me tani rreth 22,000 Shqiptare te Kosoves kane kerkuar strehim ne Maqedoni, pjesa me e madhe e tyre jane marre neper shtepite e njerezve te tyre te gjakut. Kjo shifer eshte 2,000 veta me e madhe se sa kishte thene qeveria Maqedonase qe ishte e pergatitur per te pritur perpara fillimit te fluksit. Duke bere nje krahasim, Maqedonia morri rreth 50,000 rrefugjate gjate luftes ne Bosnje, pjesa me e madhe e te cileve u akomoduan ne ndertesa publike.
Maqedonia mbylli perkohesisht tre pika kalimi ne kufi me Jugosllavine me 24 Mars, diten ne te cilen NATO-ja filloi ofensiven e saj, duke kthyer prapa dhjetra mijera rrefugjate Kosovare. Pikat e kalimit kufitar u rihapen rreth ores 5 pasdite, pothuajse kur filloi sulmi i pare ajror i NATO-s ndaj Serbise. Ky hap u ndermorr pas presioneve te forta te diplomateve te huaj, si edhe Partise Demokratike te Shqiptareve, partia politike e Shqiptareve etnik e cila eshte pjese ekoalicionit qeveritar.
Ne panikun ne fillim te ofensives se NATO-s, shume Maqedonas nxituan te blinin mallra rezerve te konsumit te perditshem, duke krijuar rradha te gjate ne stacionet e benzines dhe duke i boshatisur dyqanet. Zyrat private te kembimit te parave nderprene shitjen e monedhave te huaja. Megjithate, paniku zgjati vetem pak dite dhe gjerat tashme jane kthyer pothuajse ne normalitetin e tyre.
Situata eshte shume e tendosur, me nje lufte qe zhvillohet vetem 10 milje larg Shkupit. Shume Maqedonas kane familjare dhe miq ne anen tjeter te kufirit, te cilet ata nuk mund ti kontaktojne sepse linjat telefonike nuk punojne. Ata degjojne njoftime per fshatra te djegur,
per masakra, arrestime dhe ekzekutime te figurave te shquara te Shqiptareve. Por atyre u mungon informacioni i besueshem per ate cfare po ndodh me te vertete.
Iso Rusi eshte gazetar i Fokus ne Shkup.