SHQIPTARËT E KOSOVËS TË REZERVUAR RRETH DIALOGUT

Asnjë nga partitë kryesore nuk duket se është e përgatitur të ndërmarrë hapin e parë drejt bisedimeve me Serbinë.

SHQIPTARËT E KOSOVËS TË REZERVUAR RRETH DIALOGUT

Asnjë nga partitë kryesore nuk duket se është e përgatitur të ndërmarrë hapin e parë drejt bisedimeve me Serbinë.

Tuesday, 6 September, 2005

Drejtuesit e shqiptarëve të Kosovës janë përgjithësisht të papërgatitur për bisedimet e ardhëshme me Serbinë, sepse shqetësohen se mund të humbasin mbështetjen e zgjedhësve nëse shihen si të gatshëm për të biseduar me Beogradin.


Bisedimet historike, të cilat pritet të zhvillohen në Vienë muajin e ardhëshëm, do të përqëndrohen kryesisht në cështje praktike si rikthimi i njerëzve të zhvendosur nga konflikti i vitit 1999, dokumentat e reja të udhëtimit dhe targat e makinave.


Por politikanët shqiptarë janë të shqetësuar se edhe diskutimi i këtyre cështjeve jo shumë të rëndësishme si këto mund të shkaktojë rënien e popullaritetit të tyre në zgjedhjet e vitit të ardhëshëm, sepse mbështetësit e linjës së ashpër mund të paraqesin dialogun me Beogradin si një tradhëti.


Më 22 shtator, Grupi i Kontaktit - i përbërë nga përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe - kanë vendosur që bisedimet e para të drejtpërdrejta ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të nisin në mesin e muajit të ardhëshëm.


Pak njerëz në Prishtinë mendojnë se ky takim do të jetë më tepër se një shfaqje përpara kamerave të televizioneve, për të kënaqur komunitetin ndërkombëtar.


Ndërsa cështja e madhe - statusi përfundimtar i protektoratit - nuk dot ë diskutohet në këtë takim, fillimi i bisedimeve pritet të hapër rrugën për më tepër bisedime në një periudhë të mëvonëshme.


Partitë e shqiptarëve të Kosovës e kanë pasur cështjen e pavarësisë si pikën kryesore të programeve të tyre, dhe ato nuk janë as të gatëshme dhe as të përgatitura të marrin pjesë në bisedimet e ardhëshme. Bisedimet me Beogradin edhe për cështje praktike mund të shihen nga disa si përulje ndaj ish armiqve dhe mund tu kushtojë atyre shumë në zgjedhje.


Për rrjedhim, politikanët shqiptarë nuk kanë arritur ende një qëndrim të përbashkët nëse duhet të nisin apo jo bisedimet me Beogradin, apo për cfarë temash duhet të kryhen këto bisedime.


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe kryetari i parlamentit Nexhat Daci deri më tani nuk janë treguar të gatshëm të bashkëpunojnë me qeverinë e kryeministrit Bajram Rexhepi në përgatitjen e një strategjie për dialogun me Serbinë.


Parlamenti kontrollohet në shumicë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, e drejtuar nga Rugova, ndërsa kryeministri vjen nga partia e dytë më e fortë, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, e drejtuar nga ish komandanti i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hashim Thaci.


Deri më tani, as PDK dhe as LDK nuk janë treguar të gatshëm të jenë të parat për të ndërmarrë hapa drejt bisedimeve. Secila nga partitë duket se po shtyn tjetrën drejt marrjes së vendimit të rëndësishëm, me shpresën se mund të përfitojë më pas nga ky veprim.


Rugova nuk ka shprehur ende qartë rolin që do të luajnë institucionet e Kosovës në procesin e bisedimeve. "Do të shohim nëse dialogu është apo jo i mundëshëm. Ne po presim," ka thënë presidenti pas takimit të tij të parë me administratorin e OKB-së Harri Holkeri javën e kaluar.


Ramush Tahiri, krye këshilltar i kryetarit të asamblesë të Kosovës dhe një anëtar i LDK të Rugovës, ka thënë se qeveria duhet të nisë përgatitjet për bisedimet pa përfshirjen e parlamentit. "Nuk është e nevojëshme që asambleja të diskutojë cështje teknike," ka thënë Tahiri për IWPR.


Nga ana e tij, Rexhepi ka theksuar se parlamenti duhet të japë konsensusin e tij përpara se të nisin bisedimet. Gjatë një sesioni të kohëve të fundit të asamblesë së Kosovës ai ka thënë: "Ne, si qeveri, nuk mund të nisim bisedimet për cështjet praktike pa konsensusin e parlamentit".


Një zyrtar i lartë i PDK, i cili kërkoi të mos përmendej me emër, ka thënë për IWPR se është e vështirë që kryeministri të drejtojë bisedimet, sepse ideja që partia e tij po punon me Beogradin do të sillte humbje të votave për të.


"Bisedimet praktike do të kërkojnë bashkëpunim mbi disa cështje, dhe arritja e një kompromisi me Beogradin është ende një cështje tabu në Kosovë, në një kohë kur kemi shumë njerëz të cilët janë ende të zhdukur," ka thënë ai.


Edhe LDK gjithashtu ka frikë se një kompromis me Beogradin mund ta dëmtojë. Imazhi i kësaj partie është dëmtuar rëndë në vitin 1999 kur Rugova është takuar me Sllobodan Millosheviq, në atë kohë president i Jugosllavisë, gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s.


Pjesa më e madhe e drejtuesve shqiptarë pranojnë se pavarësisht nga thëniet e komunitetit ndërkombëtar se do të diskutohen "vetëm cështje praktike", cështja e statusit përfundimtar të Kosovës do të diskutohet në një moment. Ata nuk janë të gatshëm të bisedojnë për këtë me Beogradin, sepse ata mendojnë se kjo duhet të vendoset nga populli i Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar. Dhe deri sa kjo cështje të zgjidhet, ata nuk dëshirojnë të bisedojnë me Serbinë as edhe për cështjet praktike.


Presioni i vazhdueshëm ndërkombëtar do të thotë që një qëndrim i tillë vështirë se mund të ketë sukses. Duke folur përpara asamblesë së Kosovës më 11 shtator, përfaqësuesi i Bashkimit Europian për cështjet e jashtëme, Chris Patten ka bërë thirrje për përgatitje të shpejta për bisedime me Beogradin.


Por mesa duket thirrja e tij ka rënë në vesh të shurdhër. Pas takimit të tij me Holkeri javën e kaluar, Rexhepi ka fajësuar valën e fundit të trazirave sociale, si disa greva dhe protesta nga grupet e pensionistëve, për mungesën e vendosmërisë së Prishtinës për bisedime.


"Zgjidhja e kërkesave të minatorëve, mësuesve dhe pensionistëve për një jetë më të mirë dhe vazhdimi i procesit të privatizimit janë përparësitë e qeverisë - dhe jo vetëm dialogu me Serbinë," ka thënë kryeministri.


Ridvan Berisha është një gazetar i Radio Televizionit të Kosovës, RTK.


Frontline Updates
Support local journalists