SHUMICA E VIKTIMAVE MBESIN TË PAEMËRUARA

Ekipet vendore hetuese ligjore përpiqen të kthejnë trupat e viktimave tek familjarët e tyre.

SHUMICA E VIKTIMAVE MBESIN TË PAEMËRUARA

Ekipet vendore hetuese ligjore përpiqen të kthejnë trupat e viktimave tek familjarët e tyre.

Wednesday, 6 July, 2005

Ndoshta gjëja më e keqe se humbja e një të dashuri është nëse nuk jeni të sigurt nëse një familjar i zhdukur është i gjallë apo i vdekur.


Për një kohë të gjatë pasi forcat serbe okupuan enklavën muslimane të Srebernicës, gratë të cilat humën djemët, burrat e vëllezërit në masakër shpresonin se familjarët e tyre mund të jenë në ndonjë burg serb, apo janë fshehur dikund në territorin serb.


Mirëpo, dhjetë vjetë më pas, gratë kanë filluar të pranojnë faktin se 8000 meshkuj dhe djemë të cilët u zhdukën në korrik 1995 tani janë të vdekur. Tani, gratë e Srebernicës kanë një shpresë të fundit – të gjejnë kufomat e meshkujve të zhdukur.


”Frika ime më e madhe është se kurrë nuk do ta gjej fëmiun tim,” tha Sabaheta Fejzic, 49 vjeçare, e cila ka humbur djalin si dhe burrin në këtë masakër. “Frikohem se nuk do të kam varr të vizitoj dhe kurrë nuk do të kuptoj se si është vrarë ai.”


Fejzic, e cila ka punuar si udhëheqëse në fabrikën e zinkut në Srebernicë, tani jeton me nënën e saj në Sarajevë dhe kalon javët e saja dyke kryer punët rreth shtëpisë, duke zier, shiquar seri televizive dhe duke lexuar gjithçka mbi Serbernicën që ajo mund të gjej. Ngushëllimi i vetëm i saj është vizita e përditshme tek zyra e Nënave të Srebernicës në Sarajevë dhe të kërkoj ngushëllim në mes të grave të cilat ndajnë të njejtin fat.


“Ne i japim njëra tjetrës vullnet për të vazhduar në drejtim të qëllimit tonë – të gjejmë të zhdukurit dhe t’i varrosim,” tha shoqja e Fejzic, Zumra Sehomirovic, burri i së cilës gjithashtu është i zhdukur.


Po të ishin lënë ashtu si janë vrarë, identifikimi i kufomave nuk do të ishte aq i vështirë.


Por pasi forcat serbe të Bosnës i ekzekutuan këta muslimanë, ata vendosën mijëra të vrarë në varreza masive. Por në javët dhe muajt pas masakrës, forcat serbe tentuan të mbulonin veprimet e tyre nga ndërkombëtarët duke i zhvarrosur varrezat dhe lëvizur trupat.


Trupat e kalbura pastaj ishin hedhur nëpër kamionë nga buldozerët nga vendqëndrimi i tyre i përkohshëm, para se të dërgoheshin në të ashtuquajturat “varrezat sekondare.”


Ky operacion mashtrues u zbulua, por e bëri gati të pamundur për të mbijetuarit e Srebernicës të identifikojnë trupat e të dashurve të tyre. Buldozerët shkatërruan kufomat duke i ndarë gjymtyrët dhe rivarrosur ato në disa lokacione nëpër Republikën Srpska, RS.


Por në një veprim të jashtëzakonshëm, Komisioni i Bosnës për Persona të Zhdukur ka premtuar të provoj të identifikoj çdo skelet të mbuluar dhe copëzuar të gjetur në varreza. Kufomat të cilat identifikohen para përvjetorit të masakrës së Srebernicës me 11 korrik do të rivarrosen në Potocari.


Ky proces është i tmerrshëm dhe i hidhur. Murat Murtic, i cili përfaqëson komisionin në Tuzëll, ka hapur 68 varreza masive. “Ne jetojmë jetëra të çuditshme. Traumatike. Por ne e bëjmë këtë sepse duhet,” ai tha.


Hurtic na shoqëroj tek një liqen artifical në Pektovici, ku qindra meshkuj janë rreshtuar dhe ekzekutuar. Roja e liqenit na largon nga vendi, por Hurtic vazhdon të përcjell gjurmët e të vdekurve, të cilët ishin larguar nga liqeni dhe dërguar nëpër një rrugë malore në fshatin Lipja.


“Në këtë fshat, tri varreza përmbajnë të mbeturat e shkatërruara të më shumë se 1000 njerëzve,” ai tha. “Në varrezën e parë gjetëm rreth 240 kufoma. Kur unë arrita, ne zbuluam kafka dhe eshtra në sipërfaqe – ata nuk kanë bërë punë shumë të mirë në fshehjen e tyre. Të gjitha varrezat janë në fshatrat boshnjake të cilat ishin shkatërruar krejtësisht, ata menduan se askush nuk do të kthehet atje.”


Por ata kanë filluar të kthehen. Njeriu i cili udhëheq kërkimin është Amor Masevic, kryesues i komisinit.


“Çdo varrezë primare ka katër apo pesë varreza sekondare, kështu trupat u copëzuan,” ai tha. “Pjesë të trupit të një personi janë të shpërndara nëpër varreza të ndryshme nëpër gjithë Bosnën, dhe kështu ne ballafaqohemi me dilemë: ne mund të kemi vetëm një parakrah, dhe ndoshta jemi në dijeni se parakrahu i kujt është, por nuk kemi guximin t’i themi familjes, ‘Kemi gjetur djalin tuaj’.


“Si mund t’i thuani një nëne se ju keni trupin e djalit të saj kur ju keni vetëm një parakrah?”


Masovic përshëritë, “Për fat të keq, vdekja nuk na pret të gjemjë të zhdukurit. Gati çdo ditë dikush nga enklavat vdes para se familjarët e tyre të gjinden. Ne kemi diskutuar për këtë dhe kemi arritur koncenzus se nëse 50 përqind e trupit zbulohet, ne do ta lajmërojmë familjen.”


Në prapavijë të këtillë të pasigurisë etnike, procesi i jashtëzakonshëm i “ribashkimit” dhe identifikimit të kufomave duhet të vazhdoj. Në atë moment kur komisioni zbulon dhe zhvarros varrezat dhe autopsitë kryhen, eshtrat përcillen tek qendrat e udhëhequra nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, ICMP.


Njëra nga këto, Projekti i Identifikimit të Podrinjes në Tuzëll, gjindet afër një tuneli të gropuar në një kodër. Tuneli përmban dhjetra mijëra qese të kufomave nga e tërë Bosna, të grumbulluara gjatë luftës. Shumica e tyre nga Srebernica mbahen në një aneks me kupolla. Ato janë renditur lartë, raft pas rafti. Rende të shportave të aluminit mbajnë qese të bardha me pjesë të trupit dhe qesë bojëkafe të gjërave personale.


Raftet tani janë të mbushura, dhe qeset renditen në dysheme. Këtu janë rreth 4000 qese, të ndara në tri gategori. Zlatan Sabanovic, udhëheqës i programit të ICMP në Tuzëll, spjegon, “Kategoria e parë përmban kufomat e plota, apo relativisht të kompletuara. Kategoria e dytë përmban pjesë të trupit të një personi. E treta, pjesë të ndryshme të trupit të cilat i përkasin deri dhjetë personave.”


Një dhomë më e vogël përmban kujtime prekëse nga masarka: gjëra personale të mbledhura gjatë “udhëtimit të vdekjes”, nga Potocari në vendet e ekzekutimit. Një dorë gjepi e argjendit, fotografi të fëmijëve, marka gjermane dhe shilinga austriake dhe shishe uji.


Kur pjesët e trupit të viktimës mbledhen së bashku, ato dërgohen në një ndërtesë në qytetin e vogël industrial Lukavac, të njohur si qendra e ribashkimit. Këtu, antropologu mjekësor kanadez Cheryl Katzmarzyk udhëheq ekipin e përkushtuar në mbledhjen e skeletëve.


Ky është një vend i tmerrshëm, por ka një ndjenjë madhështore të vendosshmërisë. Ndalimi i parë është vendi i pastrimit të eshtrava. Këtu, Meho Islam heq eshtrat nga qeset plot baltë dhe zhul, duke kërkuar nëpër baltë për tu siguruar se çdo pjesë është zbuluar (“Ai është posaqërisht i mirë në gjetjen e dhëmbëve,” tha Katzmarzyk). Çdo asht pastaj pastrohet dhe ruhet.


Në katin e dytë gjindet një dhomë e madhe ku kryhet ribashkimi. Në tavolina dhe qese bojëkafe të shtruara në dysheme gjinden skeletone në faza të ndryshme të përfundimit. Disa janë vetëm grumbull i eshtrave, derisa të tjerat janë gati krejtësisht të përfunduara.


Një kafkë, një parakrah, një këmbë – ngadalë dhe kujdesshëm punon ekipi i antropologjistëve dhe patologjistëve të Katzmarzyk.


“Ky grup i eshtrave i takon së paku tri personave,” tha Katzmarzyk, gjatë mbikqyrjes së punëve. “Këtu, kemi një person shumë të ri, ndoshta 16 vjeçar apo edhe më pak, atje, kemi një gju, vetëm këtë kemi zbuluar.”


Në dysheme është një skelet i përfunduar. “Por në këtë rast nuk kemi familjar,” tha Katzmarzyk, “nuk kemi monstër gjaku. Këtë e kemi përfunduar në vitin 2003 dhe ai duhet të shkoj në shtëpi. Neve doemos na nevojiten që njerëzit të paraqiten të japin monstrën e tyre të gjakut. Këtu në këtë tavolinë gjindet edhe një person i cili është përfunduar që nga shkurti i vitit 2002 por nuk kemi emër për te, askush nuk është paraqitur.”


Faza e tretë e këtij procesi ndodh në Tuzëll, në Divizionin për Koordinim të Identifikimit. Në fillim, projekti i identifikimit përdorte metoda klasike mjeksore të antropologëve dhe patologëve. Më vonë, në vitin 1998, filloj një eksperiment revolucionar në vlerësim të pas-konfliktit. Testimi DNA i eshtërave dhe monstrave të gjakut për të lidhur anëtarët e mbijetuar të familjeve me eshtrat e të vdekurve.


Në fillim, monstra të pjesëve trupore dërgoheshin në laboratoret e Amerikës, Polonisë dhe Anglisë. Por kjo praktikë u tregua e ngadalshme dhe e shtrejtë, dhe muaj kalonin para arritjes së rezultateve. Kështu në vitin 2000, ICMP filloj projektin testues të saj të DNA në Bosne. Numri i identifikimeve është rritur jashtëzakonisht – në vitin 1997 vetëm shtatë identifikime ishin arritur, në vitin 1998 20, por pastaj në vitin 2002 u arritën 528 identifikime, në vitin 2003 490 dhe vitin e kaluar 534.


Pjesë të eshtrave arrijnë në qendër në qese, dhe pastaj maten, pastrohen, vendosen në tuba qelqi dhe i caktohet një kod dhe profil të DNA. Atëherë këto eshtra krahasohen me databazën e monstrave të gjakut të familjarëve. Këtu arrihen rezultatet, dhe familjet më në fund marrin të vdekurit e tyre.


Deri më tani, 7,789 njerëz vlerësohet të jenë të zhdukur, por Katheryne Bomberger, shef i stafit të ICMP në Bosne, tha, “Ka më shumë njerëz se kjo, sigurisht. Mendoj se do të përfundojmë me një numër rreth 8500.”


Me 11 korrik, 570 viktima të identifikuara të masakrës së Srebernicës do të varrosen në Potocari. Katërdhjetë e shtatë nga të varrosurit do të jenë djemë.


Identifikimi i këtyre trupave ka qenë proces i dhimshëm dhe i mundimshëm, por Bomberger ende është pozitive rreth punës së saj. “Gjithçka që ne po bëjmë është krejtësisht e re, dhe në një shkallë të jashtëzakonshme,” ajo tha. “Vlerësimi i një varreze masive nga një tribunal i krimeve të luftës për qëllim të ngritjes së akuzave është gjë e re. Por ekzistimi i një operacioni paralel i cili analizon varreza masive me qëllim të zbulimit të së vërtetës – dhe përfundimisht drejtësisë – në një shoqëri e cila insiston për këtë është një udhëtim në të panjohur. Kjo çka ne po bëjmë është unike.”


Për Sabaheta Fejzic, Zumra Sehomirovic dhe mijëra gra të tjera nga Srebernica të cilat nuk kanë dijeni se çka ka ndodhur me meshkujt e zhdukur, ky udhëtim në panjohuri mund përfundimisht të ofroj qetësi të mendjes të cilën ato e kanë kërkuar aq gjatë.


Ed Vulliamy është bashkëpunëtore për gazetën The Guardian. Nerma Jelacic është udhëheqëse e projektit të IWPR/BIRN në Bosne.


Frontline Updates
Support local journalists