KOMENT: ULJA E EKSESEVE NE MEDIAN KOSOVARE

Ndertimi i nje media profesionale ne shoqerite e dala nga konfliktet kerkon me teper se vetem vendosjen e rregullave.

KOMENT: ULJA E EKSESEVE NE MEDIAN KOSOVARE

Ndertimi i nje media profesionale ne shoqerite e dala nga konfliktet kerkon me teper se vetem vendosjen e rregullave.

Wednesday, 11 September, 2002

Gazetaria ne Kosove eshte ende larg standarteve te pranuara nderkombetare per profesionalizmin - dhe kjo po shkakton probleme per shume njerez dhe organizata te cilat veprojne ne Kosove.


Zyra e Komisionerit te Perkoheshem te Mediave, TMC, - e cila eshte krijuar nga Kombet e Bashkuara per te rregulluar median e shkruajtur dhe ate elektronike - eshte gjendur tashme ne pozicionin kur i eshte dashur te shkoje pertej pergjegjesive te saj per zbatimin e ligjit.


TMC eshte shnderruar tanime ne nje avokat publik per nje media me te pergjegjeshme, dhe ka marre rolin e nje arbitri ne rastet e sharjeve dhe akuzave te cilat jane provuar te jene pertej mundesise se ndeshkimit nga sistemi gjyqesor, ende i dobet.


Kur TMC eshte krijuar ne Qershor 2000, shqetesimi me i madh i komunitetit nderkombetar ka qene ulja e "gazetarise ndeshkuese" - ku artikuj te papergjegjshem kane rrezikuar jete njerezish duke shtuar urrejtjen etnike ose kane botuar akuza te pabaza ndaj personave te permendur me emer.


Por ky nuk ka qene problemi i vetem. Grupimet rivale politike po perdorin shtypin per te lare hesape te vjetra. Nje shfrytezim i tille i shtypit demton besimin e publikut dhe shume njerez tani kane filluar te lodhen me median.


Kete vere gazeta e perditeshme Bota Sot eshte gjobitur dy here nga TMC.


Gjobat prej 12,500 dhe 17,500 euro jane vendosur pasi Bordi i Degjimit te Mediave, nje organ i perbere nga tre anetare i cili rishikon ankesat e paraqitura ne TMC, ka arritur ne perfundimin se gazeta kishte shkelur kuadrin ligjor te OKB-se per mediat dhe Kodin e Sjelljes se Medias se Shkruajtur.


Ne nje seri artikujsh te botuar gjate pranveres se shkuar, Bota Sot ka akuzuar dy redaktore te njohur Shqiptare se kane bashkepunuar me sherbimet sekrete Serbe perpara dhe gjate luftes, duke thene se ata duhet te burgoseshin.


Ne nje fushate tjeter te gjate dhe te ashper, akuza serioze jane ngritur edhe ndaj nje zyrtari te larte te zgjedhur dhe nje oficeri te Trupave Mbrojtese te Kosoves, TMK. Bota Sot ka akuzuar keta dy persona per shume aktivitete kriminale perfshire edhe vrasjen e kater luftetareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK, ne Qershor te vitit 1999.


Gazeta nuk ka dhene asnje prove per te mbeshtetur keto akuza ndaj redaktoreve, zyrtarit apo oficerit te TMK-se.


Bordi i Degjimit te Mediave ka arritur ne perfundimin se Bota Sot kishte rrezikuar jeten, dhe sigurine e individeve te sulmuar ne faqet e saj.


Por po ashtu, bordi ka arritur ne perfundimin se gazeta nuk kishte zhvilluar asnje hetim te aresyeshem per te zbuluar te verteten ndaj ketyre akuzave, dhe perkundrazi kishte shperndare material falls dhe jo ne perputhje me te verteten.


I pyetur nga kryetari i ketij bordi rreth fakteve qe zoteronte Bota Sot per keto akuza, gazetari i cili ka qene prezent gjate kesaj seance ka thene vetem se "keshtu mendojne shume njerez ne Peje".


Bota Sot ka paraqitur nje apel ndaj sanksionit te pare te TMC-se dhe muajin e ardheshem Bordi i Apelit te Mediave do te vendose nese do ta pranoje, ndryshoje apo kundershtoje ate vendim.


Veprimet ndaj gazetes duket se nuk kane shkaktuar asnje kritike nga ana e mediave te tjera ose publiku. Perkundrazi, nje numer gjithnje e me i madh njerezish po paraqesin ankesat e tyre prane TMC-se.


Edhe Bota Sot eshte ankuar kohet e fundit rreth disa akuzave te bera ndaj bordit te saj drejtues nga gazeta e perditeshme 24 Ore.


Shume njerez jane te zemeruar nga akuzat e pabazuara te cilat shperndahen nga gazetaret politik. Ne shumicen e rasteve, TMC ka arritur te ndermjetesoje ndermjet individeve te prekur nga keto akuza dhe redaktoreve. Duke inkurajuar perdorimin e se drejtes se pergjigjes, TMC ka arritur shume zgjidhje miqesore te problemeve.


Per shembull, kur e perditeshmja Epoka e Re ka ngritur pikpyetje ndaj kompetences dhe aftesive te dy gjykatesve lokale, te dy keta persona dhe Departamenti i OKB-se per Drejtesine kane paraqitur nje proteste.


Nje zgjidhje eshte arritur pas disa bisedave dhe nje takimi ndermjet te gjitha paleve. Botuesi ka pranuar se gazeta kishte shkuar teper larg, dhe Epoka e Re ka botuar nje falje te pergjitheshme dhe nje leter kundershtimi nga nje zyrtar i larte i Departamentit te Drejtesise se OKB-se.


Nese zgjidhja e ketij rasti ka qene e rendesishme, keshtu ka qene edhe procesi i arritjes se kesaj zgjidhjeje. Ky process edukon shtypin rreth pergjegjesive te tij.


Ka qene gjithnje e qarte per komisioneret e TMC-se se ata nuk veprojne dhe nuk duhet te veprojne ne emer te administrates nderkombetare, megjithese ata jane te caktuar nga Perfaqesuesi Special i Sekretarit te Pergjitheshem te OKB-se dhe mbeshteten nga OSBE.


Komisioneret ne asnje rast nuk mbrojne institucionet publike apo zyrtaret publik nga kritikat. Perkundrazi, ata mbrojne popullsine nga atmosfera e helmatisur qe krijon shtypi.


Alternativa ndaj nje gjeje te tille ne Kosove, eshte ti drejtohesh gjykates, nje process i ngadalte dhe i lodheshem per ankuesit dhe i rrezikshem per shtypin. Korrikun e kaluar, nje gjykate ne Kosove ka dhene denimin e pare te periudhes se pas luftes per nje gazetar. Nje reporter i Bota Sot eshte denuar me 30 dite burgim per ofendim dhe sharje, sipas nje neni te kodit penal Jugosllav, i cili eshte ende ne fuqi.


Se fundi, per te inkurajuar gazetarine e mire, TMC ka vendosur te perdore gjobat te cilat do te perdoren me pas per nje cmim te gazetarise.


Parate e mbledhura nga redaktoret e "keqinj" do tu jepen atyre te "mireve", duke i derguar keshtu nje sinjal profesionisteve, se ne menyre qe te bejne punen e tyre mire, eshte e rendesishme te clirohen nga presioni politik dhe redaksional.


Anna Di Lellio eshte momentalisht Komisionere e Perkoheshme e Medias ne Kosove.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists