KOMENT: ZGJEDHJA E SHKUPIT
Politikanet Maqedonas duhet ti rezistojne deshires per te destabilizuar zgjedhjet qe po afrojne.
KOMENT: ZGJEDHJA E SHKUPIT
Politikanet Maqedonas duhet ti rezistojne deshires per te destabilizuar zgjedhjet qe po afrojne.
Ne Ballkan eshte perseri koha per te marre vendim.
Ceshtjet e rendesishme te luftes dhe paqes ne Ballkan duket se per momentin jane zgjidhur, apo te pakten jane arkivuar, fale forcave nderkombetare ne rajon. Tani vemendja po perqendrohet ne krijimin e zhvillimit ekonomik dhe te demokracive funksionale. Mbi tavoline eshte vendosur karrota e anetaresimit ne BE, e cila ka krijuar nje progres te madh ne disa pjese te rajonit.
Por ende nuk jane zgjidhur problemet ne Ballkan. Problemet e tanishme perfshijne korrupsionin, nacionalizmin radikal dhe mungesen e vazhdueshme te respektit per sundimin e ligjit. Te gjitha keto kane pakesuar durimin nderkombetar dhe kontributet financiare te komunitetit nderkombetar, duke rrezikuar te gjithe procesin e kalimit perfundimtar drejt nje paqeje reale.
Nje sere zgjedhjesh kete vjeshte - ne Serbi, Bosnje-Herzegovine, Mal te Zi, dhe Kosove - do te vene ne prove suksesin e politikave nderkombetare ne rajon. Sfida e pare dhe me urgjente eshte Maqedonia, nje shtet, i cili i mbijetoi nje konflikti ne shkalle te vogel vitin e kaluar fale nderhyrjes se menjehereshme te komunitetit nderkombetar. Nje qeveri koalicioni e brishte perballet me votuesit me 15 Shtator me pak mundesi per t'u rizgjedhur.
Humbja do te thote jo vetem humbje e posteve. Sic eshte thene me hollesi ne nje raport te koheve te fundit te Grupit Nderkombetar te Krizave, akuzat per korrupsion implikojne figura te larta politike ne nivelet me te larta ne qeverine Maqedonase. Shuma te medha - nga tregtia lokale dhe ndihma nderkombetare - jane kanalizuar ne arkat politike dhe ne xhepat e disa individeve. Humbja e pozites politike mund te thote edhe humbje e kontrollit te ketyre burimeve, dhe ndoshta edhe hapjen e hetimeve per akuzat per korrupsion.
Periudha ne prag te zgjedhjeve eshte shenuar nga incidente te shumta te dhuneshme. Dy police Maqedonas jane vrare me 26 Gusht; dy Shqiptare etnik jane vrare me 5 Shtator. Shperthimet e vogla dhe shkembimet e zjarrit jane bere gje e zakoneshme. Shtypi eshte mbushur me njoftime te shumta per denimin e qeverise ndaj Perendimit, ndersa zyrat lokale te te dyja organizatave tona kane qene ne qender te sulmeve.
Ministri i brendeshem ka njoftuar edhe se ai po mendon te arrestoje gazetaret te cilet "perhapin skenaret perendimore me qellim qe te shkaterrojne qeverine". Analistet vendas thone se keto levizje synojne ose te krijojne tensione te cilat do te pakesonin pjesemarrjen ne zgjedhje (gje e cila do te shkonte ne favor te qeverise) ose te provokojne nje mungese te tille stabiliteti qe do te conte ne shtyrjen apo edhe anullimin e zgjedhjeve.
Nje gje e tille do te ishte shkaterrimtare per Maqedonine, Ballkanin dhe komunitetin nderkombetar. Zgjedhjet ne nje nivel te papranueshem do te ishin nje goditje per demokracine, do te radikalizonin me teper nje popullsi edhe keshtu te zemeruar, do te bllokonin ndihmen e rendesishme ekonomike Europiane dhe do te perbenin nje precedent te rrezikshem per Kosoven, Bosnjen dhe vendet e tjera te trazuara ne rajon ku komuniteti nderkombetar ka investuar perpjekje te medha.
Ne ditet perpara votimeve, eshte koha qe Maqedonasit - Maqedonasit etnik te cilet perbejne shumicen e popullsise dhe Shqiptaret etnik - te bejne zgjedhjen e tyre. Ata mund te rizhyten ne dhune, nacionalizem dhe korrupsion te cilat e kane lene ne nje gjendje te mjeruar rajonin gjate dekades se kaluar. Por ata mund te bejne nje zgjedhje edhe me te mire per te ardhmen e paqes dhe demokracise ne Europe.
Komuniteti nderkombetar mund te ushtroje presion te madh per te ndihmuar, duke e bere krejtesisht te qarte per qeverine e tanishme - dhe per te gjithe drejtuesit politik - se rrezikimi i demokracise do te rrezikonte ndihmen dhe zhvillimin afatgjate te Maqedonise. Komuniteti nderkombetar duhet te theksoje se ai nuk do te pranoje te njohe asnje zgjedhje te kompromentuar.
Ne te njejten kohe, komuniteti nderkombetar duhet te beje te qarte per politikanet ne Maqedoni se deshtimi per te avancuar kauzen e demokracise nuk do te trondise vendosmerine e Perendimit per te ndihmuar pjese te tjera te Ballkanit.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes, megjithese te preokupuara me Irakun, duhet te kthejne nje sy ne Ballkan dhe te bashkojne perpjekjet e tyre me Europen ne kete drejtim.
Anthony Borden eshte drejtor ekzekutiv i Institutit per Raportimin e Luftes dhe Paqes, IWPR. Nicholas Whyte eshte drejtor i programit per Ballkanin i Grupit Nderkombetar te Krizave.