RAPORT: Millosheviqi Kundershtohet nga te Mbijetuarit e Racakut
Sllobodan Millosheviq akuzon Perendimin se ka fabrifikuar nje masaker ne Racak si nje pretekst per nderhyrjen ushtarake te NATO-s. Nje gazetar i cili ka qene ne vend ngjarje kujton deshmite e te mbijetuarve.
RAPORT: Millosheviqi Kundershtohet nga te Mbijetuarit e Racakut
Sllobodan Millosheviq akuzon Perendimin se ka fabrifikuar nje masaker ne Racak si nje pretekst per nderhyrjen ushtarake te NATO-s. Nje gazetar i cili ka qene ne vend ngjarje kujton deshmite e te mbijetuarve.
Duke hapur mbrojtjen e tij ne Gjykaten e Hages, Sllobodan Millosheviq ka paraqitur nje dokumentar te gjate Gjerman duke mohuar se vrasja e rreth 45 Shqiptareve te Kosoves ne fshatin Racak ka qene nje krim i tij. Duke marre fjalen pas shfaqjes se filmit ai ka thene ne menyre dramatike: "Vetem nje grimce e vertete ... ndermjet oqeanit te genjeshtrave te perdorura si pretekst per luften ndaj Jugosllavise".
Ne rastin e Kosoves, Racak eshte i vetmi krim i kryer para fillimit te fushates ajrore te NATO-s per te cilin akuzohet Millosheviq. Racak, sipas fjales se tij te hapjes ne gjykate, ka qene nje aresye kryesore e vete fushates se Kosoves. Nese ai ka te drejte, dhe Perendimi ka fabrikuar historine e masakres, atehere edhe une jam pjese e ketij mashtrimi. Sepse une kam qene atje - ne pozicionin tim si nje studjuese e te drejtave te njeriut dhe gazetare e IWPR-se - dhe kam folur me te mbijetuarit.
Ka qene fillimi i vitit 1999, dhe vetem tre muaj me pare, bombardimet e NATO-s ne pergjigje te krimeve te kryera nga forcat Serbe ne province ishin shmangur ne momentin e fundit. Nje marreveshje e arritur me Millosheviqin nga diplomati Amerikan Richard Holbrooke ne fund te vitit 1998 kishte cuar ne dislokimin e vezhguesve civile dhe ne nje qetesim momental te krizes.
Me 16 Janar, nje miku im me telefonoi per te me treguar rreth nje krimi te ri qe kishte ndodhur nje dite me pare. Une po udhetoja me autobus nga Prishtina ne Beograd dhe mezi prisja te arrija ne shtepi.
Duke punuar si nje studiuese per organizaten Human Rights Watch, kisha kaluar dy jave duke ecur neper balte, duke fjetur ne dhoma te ftohta neper fshatra te larget, dhe duke u perpjekur te shmangia dyshimet e Shqiptareve meqenese vete jam Serbe. Detyra ime ishte te hetoja shkaterrimin sistematik dhe grabitjen e shtepive Shqiptare gjate ofensives se veres nga forcat Serbe.
"Kthehu prapa," me tha zeri ne telefonin tim celular. "Ka ndodhur perseri, nje krim tjeter". Mua mu drodh zemra. Nese ky njoftim ishte i vertete, bombardimet e NATO-s ishin te pashmangeshme. Une hypa ne autobusin e rradhes per ne Kosove.
Gjendja ne Prishtine ishte e tensionuar. Koleget Shqiptare pershkruanin me tmerr trupat qe kishin pare.
Por gazetaret Serbe ne Hotelin Grand, askush prej te cileve nuk kishte qene ne Racak, me thane se zerat per nje krim te tmerrshem ne ate fshat ishin perhapur nga luftetaret e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, UCK.
Ata perserisnin fjale per fjale deklarimet zyrtare te Beogradit se rreth 23 burrat e gjetur te vdekur ne nje kanal ne rrethinat e fshatit Racak ishin luftetare te UCK-se te vrare ne beteje. Autoritetet Serbe thane se atyre u ishin hequr uniformat dhe ishin lene ne ate kanal per te shkaktuar nje zhurme ne opinionin publik nderkombetar. Nje version tjeter thoshte se trupat e gjetur ishin civile te cilet ishin gjendur ne mes te luftimeve; dhe se Perendimi po e paraqiste kete si nje masaker me qellim qe te justifikonte nje nderhyrje ushtarake.
UCK njihej per pritat e saj ndaj policeve Serbe per te provokuar sulme ndeshkuese, si kishte ndodhur ne Ljubenic prane Decanit ne Maj 1998, ku ishin vrare te gjithe ata njerez qe ishin gjendur atje. Ndoshta, Perendimi do te denonte kete akt dhe te mbijetuarit do te bashkoheshin me luftetaret.
"Une do te vrisja familjen time per nje Kosove te lire," me kishte thene dikur nje 20 vjecar, anetar i UCK-se nga Prizreni. "Sa me teper viktima aq me mire. Perendimi do te duhet te reagoje me ne fund". Racak mund te ishte pjese e kesaj strategjie.
Pra tashme qarkullonin disa versione dhe nje pranim i rendesishem - askush nuk tha atehere apo edhe tani nuk duket se kujton trupat e tjere te shumte te cilat u gjeten ne kopshte, rruge dhe shtepi, si ai i nje djali 12 vjecar, nje numer i madh pleqsh dhe te pakten dy gra.
Konfuzioni ishte shtuar edhe me teper pasi vezhguesit e Organizates per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe, OSBE, te cilet kishin shkuar ne fshat pasditen e 15 Janarit, disa ore pas vrasjeve, nuk i kishion zbuluar trupat ne kanal. Te mbijetuarit u kishin thene atyre se burrat ishin arrestuar dhe ishin derguar ne burgun e Ferizajit apo ne rajonin lokal te policise ne Shtime. Ne ate moment askush nuk kishte menduar se ata mund te ishin vrare.
Vetem te nesermen ne mengjes, William Walker, shefi i misionit, ka pare te vdekurit, ndoshta i njoftuar nga UCK-ja. Ai ka zbuluar rreth 45 kufoma, sepse 21 te tjera jane gjetur neper rruget e fshatit.
Teper i tronditur, Walker e ka quajtur ate nje masaker civilesh, dhe pastaj ka nxituar per ne Prishtine. Trupat e pajete jane derguar ne xhami, me mendimin se fshataret dhe familjaret do te kryenin ritet e tyre te fundit ne menyre tradicionale.
Megjithate, duke i veshtiresuar edhe me teper gjerat, policia Serbe ka shkuar menjehere pas largimit te tij dhe ka larguar me force trupat nga xhamia. Autoritetet i kane derguar ato ne nje morg te kontrolluar nga Serbet ne Prishtine, duke insistuar se do te kryenin nje hetim per ngjarjen. Shqiptaret ishin teper dyshues.
Me 18 Janar, autoritetet Jugosllave kane refuzuar te lejojne ish kryeprokuroren e atehereshme te gjykates per krime lufte Louise Arbour te hynte ne Kosove dhe te hetonte. Me ne fund, nje ekip i pavarur mjekesh patologe nga Finlanda, i drejtuar nga Helena Ranta, eshte lejuar te marre pjese ne autopsi. Por kjo vonese beri qe te humbisnin shume prova dhe si pasoje shume pyetje nuk mund te merrnin nje pergjigje, dhe kete gje e pranoi ne ate kohe edhe Ranta.
Detyra ime ishte te gjeja deshmitare, njerez te cilet kishin qene ne fshat dhe mund te me tregonin se cfare kishin pare me syte e tyre.
Udhetimi ishte i veshtire. Shoferi im i taksise dhe perkthyesi qe perdorja zakonisht ne Prishtine me tha se ishte nje cmenduri te udhetoje ne ato rruge te boshatisura. Do te ishte shume e lehte te bije viktime e policeve te nervozuar Serbe, ose te luftetareve te UCK-se. Ata nuk pranuan te me shoqeronin.
Une morra nje makine me qera dhe u nisa vetem.
Fshati ishte krejtesisht i boshatisur, nje pejzash i pajete, me nje qetesi te habiteshme, ne kundershtim me debatin shurdhues qe po zhvillohej rreth tij. Duke pasur frike se policia Serbe do ti vriste ne menyre qe t'u mbyllte gojen, deshmitaret qendronin te fshehur - ne pyjet prane fshatit ne fshatrat dhe rrethinat e Shtimes dhe Ferizajt.
Duke pasur nevoje per ndihme dhe perkthim, une shpresoja se Ruzhdi Jashari, nje aktivist i te drejtave te njeriut ne Shtime do te me ndihmonte. Mua me kishin paralajmeruar qe ai ishte shnderruar ne nje ekstremist Shqiptar, me nje grade te larte ne rradhet e UCK-se, dhe se nuk do te pranonte te me ndihmonte. Por une duhet t'ia nisja nga diku.
Me pas morra vesh se Jashari kishte fshehur te pakten dy te mbijetuar nga krimi. Ai me kishte konsideruar mua vetem si nje Serbe, dhe u perpoq te bllokonte punen time.
Me ndaluan gjate nates ne posten e komandes se UCK-se ne fshatin malor te Petroves, prane Racakut. Me dhane pak ushqim dhe nje grua me uniforme te zeze te UCK-se me ruajti gjate gjithe nates. Here pas here Jashari vinte dhe me bente leksione te frikeshme duke me shpjeguar se te gjithe Serbet ishin fashiste dhe vrases.
Mengjesin tjeter me liruan, dhe me ne fund arrita te gjeja 16 deshmitare (perfshire edhe police Serb) brenda nje jave. Duke iu shmangur qendres se qytetit te Shtimes dhe prezences se madhe te policise Serbe, une arrita te zbuloja pleq, gra dhe femije te cilet kishin shpetuar.
Shqiptaret me te cilet kontaktova fillimisht ishin teper dyshues, te bindur se une isha nje agjente Serbe. Por nje aktivist i te drejtave te njeriut, drejtori i nje shkolle ne fshatin Dramjak, prane Shtimes, dhe anetar i deges se Lidhjes Demokratike te Ibrahim Rugoves per qytetin e Ferizajt, e kuptoi ate qe une po perpiqesha te beja dhe me ndihmoi duke me gjetur disa deshmitare okulare.
Nuk ishte e lehte ti gjeje dhe aq me pak ti beje te flisnin para nje Serbi. Por megjithate, pasi une fola gjate me disa prej tyre, rrethi u zgjerua, ne disa raste brenda se njejtes familje, dhe gjithnje e me shume deshmitare okulare u ofruan per te dhene deshmite e tyre.
Deshmitaret nga vendet ku ishin fshehur filluan te me tregonin ato qe kishin pare. Nje djale i vogel, gra te cilat qanin familjet e tyre, burra te frikesuar, te gjithe me treguan te njejten histori.
Sipas deklarimeve te tyre, ne prag te sulmit te 15 Janarit ne fshat kishin mbetur vetem 300 nga rreth 2,000 banore te tij. Shume shtepi ishin djegur gjate ne sulmi te ushtrise dhe policise Serbe ne muajin Gusht. Komanda e UCK-se ishte vendosur ne fshatin aty prane, por luftetaret kishin nje baze edhe ne Racak, dhe fshataret e dinin se cfare mund te sillte nje gje e tille.
Ata qe kishin mbetur ishin burra te cilet kujdeseshin per bagetine e tyre, ata te cilet nuk kishin te aferm ne fshatrat e tjere dhe me te varferit te cilet nuk kishin mundesi te shkonin diku tjeter.
Ne fakt, UCK mund te kete provokuar sulmin: ata kishin vrare tre police Serbe dhe kishin plagosur nje tjeter prane fshatit Dulje me 8 Janar. Dy dite me pas nje polic ishte vrare ne nje prite prane Shtimes. Gjate kater diteve qe kishin pasuar, neper rruge kishte pasur nje levizje te madhe te policise dhe ushtrise.
Sulmi mbi Racak kishte filluar ne oren 6.30 te mengjesit. Si me trgoi me pas nje ushtar ne shtabin e Petrovos, ne rradhet e UCK-se kishte pasur nje hutim. Fillimisht, ata kishin kujtuar se levizjet e shumta te ushtrise dhe policise ishin fillimi i terheqjes se tyre nga kjo zone. Me pas, papritmas, forcat Serbe kishin rrethuar fshatin. Nje numer i vogel ushtaresh te UCK-se ishin rrethuar.
Nje polic Serb me ka treguar me pas se ishte dashur rreth dy ore per te shtypur rezistencen e UCK-se dhe per te hyre ne fshat. Luftetaret ishin terhequr ne drejtim te qendres se komandes se tyre ne Petrove, duke i lene civilet te cilet nuk munden te largoheshin te paguanin cmimin.
Viktimat e para civile kane qene familja Beqa (ne akuzen e Hages eshte shenuar "Beqiri"). Shtepia e familjes se tyre ka qene ne rrethinat e fshatit; askush prej tyre, sipas deshmitareve, nuk ishte anetar i UCK-se.
Une jam takuar me E, 40 vjece, e cila qante pa pushim, e ulur mbi dyshemene e nje shtepie te erret ne rrethinat e Shtimes. Ajo kishte humbur djalin e saj 12 vjecar, Halimin.
Sipas tregimit te saj, heret ne mengjes, nje grup prej rreth 40 policesh Serbe me uniforma blu jane dukur ne maje te kodres, pa maska. Ata kane filluar te qellojne ne drejtim te kopshtit te tyre, keshtu qe anetaret e familjes, kane vrapuar ne drejtim te pyllit.
"Halimi ishte ne krahun tim te majte," tregon nena e tij, dhe une e kam te shkruar ne fletoren time. "Halimi me bertiti duke thene qe te largohesha. Me pas u rrezua. Nje plumb e kishte qelluar ne qafe. Ate mengjes nuk kishim pasur kohe as te visheshim, dhe ai ishte ende me kembe zbathur, duke mbajtur ne duar pantallonat".
Perpara saj, burri i saj, Riza eshte rrezuar, dhe nje i aferm tjeter, Zejneli eshte vrare gjithashtu. Babe e bir jane permendur me emer si viktima ne akuzen per krime lufte ndaj Millosheviqit.
Kunata e saj, 32 vjec, edhe ajo nga familja Beqa, ka thene se gjate mengjesit, policet, te cilet qellonin nga kodra, here pas here kendonin.
"Zyhraja dhe vajza e saj Fetije jane plagosur, dhe u terhoqen zvarre ne drejtim tone per rreth dy ore. Askush nuk guxonte te shkonte per ti ndihmuar," kujton ajo. Te dyja keto gra kane shpetuar.
Sic kujton nje anetar 70 vjecar i familjes, "Ata therrisnin nga maja e kodres, 'Aziz Beqa, eja dhe shih te vdekurit e tu'. Atehere e kuptova qe keta police ishin nga Shtima. Ata na njihnin".
Pasi u largova nga familja Beqaj, me ndalen tre police Serb ne Shtime. E tmerruar se mund te me kontrollonin dhe te gjenin bllokun tim me emra dhe deklarimet e deshmitareve, une provokova nje zenke.
"Perse i keni vrare gjithe ata njerez ne Racak?" i pyeta ata.
"Ata nuk jane njerez, jane terroriste," me eshte pergjigjur njeri prej tyre. "Dhe ti je tradhetare".
"Terrorist 12 vjecar?" vazhdova une.
"Nuk ka pasur femije atje. Une kam qene atje, kam marre pjese ne ate aksion," me tha ai. Ai me tregoi shenja plumbash ne makinen e policise te cilat nuk kishin te benin me Racakun, por per te me treguar se policia ishte nen sulm te vazhdueshem nga "terroristet". "Asnje femije nuk eshte vrare," ngulte kembe ai.
Shko e thuaja kete nenes se Halimit, mendova me vete. Te zemeruar dhe pa e pasur me mendjen, policia me lejoi te kaloja.
Ne Ferizaj, aktiviste vendas me ndihmuan te gjeja nje fshatar tjeter, Shefqet Aliu, 50 vjec. Ai me tha se policia "erdhi nga te gjitha drejtimet. Ata kontrolluan ne cdo shtepi. Ata qellonin gjate gjithe kohes".
Ndersa policia kontrollonte shtepine e fqinjit te tij, Aliu u fshe se bashku me gruan dhe pese femijet enje kusheriri te tij prapa nje muri ne haurin e kafsheve.
"Me pas degjova nje polic te bertiste: 'Nuk duhet ti prekni femijet nen 15 vjec ndersa me te rriturit e dini se cfare duhet te beni'. Ata flisnin me radio," thote ai.
"Me pas hyne ne shtepine e Nazmi Imerit, nje burre i vjeter i cili jetonte vetem ne shtepine aty ngjitur. E degjova qe qante. Gjate nates une e gjeta trupin e tij te vdekur dhe e terhoqa deri tek shtepia e kusheririt tim. Atij ia kishin bere koken copa".
Por drama e vertete ka ndodhur ne shtepine e Sadik Xhemos. Shumica e fshatareve te cilet nuk arriten te largoheshin per ne pyll u mblodhen atje. Ata vendosen qe grate dhe femijet (deshmite jane te ndryshme, numri shkon nga 13 deri ne 20), si edhe tre burra, do te fshiheshin ne bodrumin e shtepise. Pjesa tjeter e burrave (perseri ka deshmi te ndryshme, dhe numri shkon nga 26 ne 30) do te fshiheshin ne kasollen e lopeve ne kopesht.
Shumica e ketyre burrave jane gjetur te vdekur ne kanal mengjesin e 16 Janarit.
Njeri prej tyre ka qene Bajrush Shabani, 22 vjec, emri i te cilit eshte gjithashtu ne listen e viktimave te Millosheviqit. Disa dite pas vdekjes se tij, une jam takuar me Lebiba dhe Miradije Shabanin, dy kunata. Sipas zakonit Shqiptar, nena e vertete e Bajrushit, Lebiba, ia kishte dhene Bajrushin nenes se tij te adoptuar, Miradijes, e cila, meqenese nuk bente dot femije, e kishte rritur si femijen e saj.
Keshtu qe Bajrushi ishte qare nga dy nena.
"Tanket ishin prane xhamise," ka thene Lebiba, e cila kishte qene se bashku me njerez te tjere ne bodrum. "Pas gjysem ore policia erdhi ne oborrin e shtepise. Ata i gjeten burrat e fshehur ne kasollen e lopeve dhe ne e degjuam kur policet i nxirrnin prej andej duke share e mallkuar".
"Nuk do ti harroj kurre fjalet e tyre, duke thirrur: "Oh, nena ime!' Policet po i rrihnin. Ne degjuam krismat e nje mitrolozi, dhe dritaret mbi ne u bene cope".
Sipas Lebibes, nje polic me nje helmete dhe maske i gjeti me pas ne bodrum. Ai urdheroi tre burrat te dilnin nga bodrumi dhe te bashkoheshin me te tjeret ne oborr, ndersa disa djem te vegjel te cilet ishin ne kasollen e lopeve i derguan ne bodrum. Lebiba ka pare per nje moment nga dera e hapur e bodrumit, dhe ka pare burrat e shtrire ne toke te pamundur per te levizur nga rrahja.
Me pas ka pllakosur qetesia.
Grate e fshehura kane menduar se burrat ishin arrestuar dhe ishin derguar ne burg.
Lebiba me ka treguar se djali i saj Rama i kishte thene se policia i ka marre burrat deri ne dalje te fshatit me duar te ngritura mbi koke. Ai ka degjuar nje grup policesh te cilet kishin qendruar me pas duke folur ne radiot e tyre dhe duke informuar grupin tjeter se burrat ishin nisur per rruge.
Kur ata i jane afruar kodres, Rama ka pare police me pushke. Ai ka filluar te vrapoje drejt fshatit Rance, dhe me pas ka degjuar te shtena. Ai nuk e ka thyer koken prapa dhe ka shpetuar.
Nje djale 12 vjecar i cili ka qene i fshehur me babain dhe nje burre tjeter ne kasollen e lopeve me ka dhene prova te tjera. Me ndihmen e nje gazetari vendas Shqiptar, une u takova me te. Ai shoqerohej nga xhxhai i tij. Fillimisht atij i thame se une isha nje gazetare Gjermane, dhe kur e zbuloi se isha Serbe u frikesua shume.
Sipas djalit, policia ka hyre ne kopeshtin e Sadikut rreth mesdites. Nje polic i gjate me nje maske te zeze dhe helmete ka shkelmuar deren dhe ka filluar te qelloje. Ai nuk ka vrare asnje njeri, sepse burrat ishin shtrire ne dysheme. "Mos qelloni, jemi civile," kane bertitur burrat.
Me pas burrat i kane nxjerre ne oborr. Kater djemte, ndermjet tyre edhe deshmitari im, jane ndare me nje ane sepse ishin nen 15 vjec. Burim Osmani, 15 vjec, eshte lene ne grupin e burrave, por me pas e kane lejuar te bashkohet me grate ne bodrum.
Deshmitari ka pare tre police qe rrihnin burrat me shufra druri. "Njeri prej tyre i qellonte ne fytyre. Policet e tjere ndiqnin skenen. Burrat ulerinin dhe u dilte gjak. Kur me cuan ne bodrum, tek grate, ende degjoheshin te thirrjet e tyre".
Kollona e burrave te arrestuar, te shoqeruar me police, eshte shoqeruar jashte fshatit. Ata kane kaluar prane murit ku ka qene fshehur Shefqet Aliu. "Megjithese me pas degjova te shtena armesh, askush prej nesh ne fshat nuk mendoi se ata i kishin vrare," thote ai.
Gjate gjithe nates, Aliu dhe pleq te tjere kane kerkuar te humburit dhe te plagosurit.
"Rreth ores kater te mengjesit ne shkuam me pishtare tek Kodra e Bebushit dhe gjetem trupin e Bajrushit, djalit te Nusretit," me ka thene Aliu. Ata kane gjetur edhe trupa te tjere aty prane.
"Une doja ta mbuloja te vdekurin sipas zakonit tone, por dikush tha qe nuk duhet te preknim asgje deri sa te vinin vezhguesit e OSBE-se. Dhe keshtu nuk prekem asgje. Ne qendruam prane tyre deri ne mengjes".
Ne nje fare menyre, ata ende presin, ata presin qe e verteta te konfirmohet ne ligj perpara gjykates se krimeve te luftes. Te pakten kater burra kane mbijetuar, dhe kane dhene deklarimet e tyre misionit te OSBE-se. Pritet qe Rame Shabani, djali i Lebibes i cili ka qene tek kanali te deshmoje.
Millosheviq mund te therrase deshmitare te tjere. Me 25 Janar, Slavisa Dobricanin, drejtues i Institutit te Patologjise ne Prishtine, ka njoftuar se autopsia e kryer mbi 21 trupat e te vdekurve nuk ka treguar shenja "masakre".
Ky term ka qene teper konfuz - sepse ne gjuhen Serbe do te thote mutilim. Nje vrasje masive, si ne Racak, mund te kete ndodhur edhe pa pasur mutilime, ne varesi te trajtimit te trupave.
Ekipi Finlandez ka perdorur terma edhe me konfuze, duke deklaruar me 17 Mars se vrasja e Shqiptareve ne Racak ka qene nje "krim kunder njerezimit" (dhe se ka shume mundesi "qe viktimat te kene qene civile te paarmatosur" por e kane lene ne dore te avokateve te vendosin nese ka qene nje "masaker".
Kjo ka shkaktuar zemerimin e Shqiptareve. Megjithate, Serbet, e kane perdorur ate si prove se nuk ka pasur krime ne Racak. Qendrimi i tyre ende nuk ka ndryshuar, dhe ne fakt nje dokumentar Serb i shfaqur edhe nga Millosheviqi ne gjyq ka cituar fjalet e Rantas.
Vojisllav Koshtunica, tani president i Jugosllavise, i eshte referuar Racakut si nje pretekst falls per fushaten ajrore te NATO-s. Nje i njohur im ne Beograd me ka pyetur: "A ke degjuar si e ka pergatitur Perendimi ngjarjen ne Racak per ta perdorur kunder nesh?"
Po i thashe, e kisha degjuar. Por une kisha qene edhe vete ne Racak, dhe kam degjuar edhe deshmite e atyre qe kane qene atje.
Gordana Igriq, redaktore e IWPR-se dhe drejtuese e programit te saj per Ballkanin, eshte nje ish studiuese per Human Rights Watch. Artikulli i saj origjinal per ngjarjet ne Racak, i botuar ne numrin e pare te Raporti te Krizes ne Ballkan te IWPR-se, mund ta gjeni ne adresen:
http://www.iwpr.net/index.pl?archive/bcr/bcr_19990201_3_eng.txt. Deklaraten origjinale te Human Rights Watch bazuar ne studimin e saj mund ta gjeni ne adresen: http://www.hrw.org/press/1999/jan/yugo-prs.htm.