SHPERBEHET NJESIA ANTI-HAGES NE USHTRI

Eshte shperbere nje komision i cili mendohet se i ka dhene informacione Sllobodan Millosheviqit ne Hage.

SHPERBEHET NJESIA ANTI-HAGES NE USHTRI

Eshte shperbere nje komision i cili mendohet se i ka dhene informacione Sllobodan Millosheviqit ne Hage.

Tuesday, 6 September, 2005

Autoritetet e Beogradit kane shkrire nje komision ushtarak te dyshuar se i ka percjelle informacione Sllobodan Millosheviqit ne Hage.


Komisioni ka qene i perbere nga gjenerale konservatore te ushtrise Jugosllave, dhe shkrirja e tij mund te jete nje sinjal qe kundershtimi i tyre pasiv ndaj gjykates nuk do te tolerohet me.


Ministry i mbrojtjes i Serbise dhe Malit te Zi, Boris Tadiq, ka leshuar nje urdher per shkrirjen e komisionit me 11 Prill.


Emerimi i Tadiq ne postin e ri te ministrit te mbrojtjes se Serbise dhe Malit te Zi ne Mars perben nje ndryshim te ndjeshem ne menyren se si do te drejtohet ushtria. Partia Demokratike e kryeministrit te vrare Zoran Gjingjiq dhe Partia Demokratike e Socialisteve e drejtuar nga kryeministri Malazez Milo Gjukanoviq tani kane ne dore drejtimin e ushtrise, dhe kane filluar kryerjen e reformave te cilat ndermerren kryesisht per te shmangur lobin konservator anti Hages.


Deri ne fund fundin e vitit te kaluar, ushtria ka qene nen kontrollin e ish Presidentit Jugosllav Vojisllav Koshtunica. Nje konservator i cili ka qene kritik ndaj gjykates se krimeve te luftes, Koshtunica ka qene prezent ne takimin e shtabit te mbrojtjes ku jane diskutuar planet per krijimin e komisionit, dhe per rrjedhim ka qene i mire informuar per ekzistencen e ketij komisioni.


Komisioni per Bashkepunimin me Gjykaten e Hages eshte krijuar ne pranvere te vitit 2001 nga ish ministri i mbrojtjes se asaj kohe, Slobodan Krapoviq, dhe shefi i shtabit te ushtrise Nebojsha Pavkoviq. Qellimi kryesor i ketij komisioni ka qene kontrolli ne arkivat e ushtrise per te gjetur prova ne mbeshtetje te atyre te akuzuarve nga gjykate - vecanerisht ushtarakeve.


Zyrtarisht, autoritetet e Beogradit kane premtuar se vetem ata te cilet do te dorezoheshin ne Gjykaten e Hages vullnetarisht do te kishin te drejte te gezonin mbeshtetjen e komisionit ne mbledhjen e provave per mbrojtjen e tyre.


Por tani duket se komisioni i ka dhene informacione Millosheviqit, i cili nuk eshte dorezuar vullnetarisht.


Ministria e re e mbrojtjes se Serbise dhe Malit te Zi nuk ka bere publike emrat e atyre te cilet kane pasur akses ne dokumentacionin e shumte dhe teper te vlefshem me te cilin eshte marre komisioni. Megjithate, prova se Millosheviq eshte mbeshtetur ne menyre te fshehte nga komisioni eshte jo e drejtperdrejte, por gjithsesi e forte.


Ne rradhe te pare, gjate gjyqit te tij Millosheviq ka bere pyetje specifike dhe te hollesishme deshmitareve te akuzes bazuar ne informacione te sakta dhe te detajuara qe kane te bejne me ngjarje te cilat kane ndodhur ne frontin e luftes ne te gjitha zonat e operacioneve ushtarake. Ai ka paraqitur informacione te shumta rreth njesive ushtarake specifike dhe individeve te ndryshem.


Millosheviq nuk i ka identifikuar asnje here burimet e tij, por shkalla e informacioneve kaq te detajuara, dhe menyra se si i ka paraqitur ai keto informacione, tregojne se ai ka pasur akses ne dokumenta te cilat i zoteron vetem ushtria.


Ne rradhe te dyte, pervec dokumentave te arkivit, Millosheviq ka pasur akses edhe ne informacione te tjera sekrete. Nje nga pikat qe mbeshtet kete teze jane edhe pyetjet qe i ka bere deshmitarit te akuzes Milan Babiq, ish drejtuesi politik i entitetit Serb ne Kroaci, Republika Srpska Krajina. Millosheviq e ka akuzuar Babiq se ka pergatitur deshmine e tij me perpara me ndihmen e sherbimeve sekrete Kroate.


Nuk ka asnje mundesi qe Millosheviq te kete pasur dijeni mbi takime dhe biseda telefonike sekrete ndermjet Babiq dhe oficereve te sherbimeve sekrete Kroate, nese nuk ka pasur burimet e tij te sherbimeve sekrete.


Nje burim ne ushtrine e Serbi dhe Malit te Zi ka thene per IWPR se nje analize e kujdeseshme e strategjise mbrojtese te Millosheviqit tregon se komisioni ne fakt e ka ndihmuar Millosheviqin - dhe se ai eshte ndihmuar nga sherbimet sekrete te ushtrise, nje bastion i ndjenjave anti Hages. Burimi thote se ish anetare te sherbimeve sekrete te ushtrise jane rekrutuar me synimin e vetem per te mbledhur informacion per gjyqin ndaj Millosheviq.


Shperberja e komisionit mund te demtoje rende aftesine e Millosheviq - si edhe te akuzuarve te tjere ne Hage - per te ndertuar mbrojtjen e tyre.


Ky veprim gjithashtu mund te kete edhe pasoja me te gjera. Komisioni i ushtrise per gjykaten ka qene ne qender te mendimit konservator te ushtrise. Duke shkrire kete komision, qeveria ka dobesuar rrjetin e oficereve te larte te ushtrise te cilet kundershtojne procesin e bashkepunimit me Hagen dhe jane te vendosur per ta penguar ate.


Nje veshtrim i kujdeseshem mbi anetaresine e komisionit tregon nje liste njerezish me lidhje te forta me presidencen e Millosheviq.


Mendohet se ne komision kane marre pjese 28 oficere te larte ne pension. Ne krye te komisionit ka qene Gjenerali Zlatoje Terziq, i cili eshte perpjekur te mos bjere shume ne sy per shkak se ai ka qene ne sherbim aktiv.


Zevendes i Terziq ka qene Gjeneral Milan Gvero, nje ish ndihmes i afert i Gjeneral Ratko Mlladiq, ish komandant i ushtrise se Serbeve te Bosnjes i cili eshte nje nder njerezit me te kerkuar nga gjykata. Mlladiq mendohet se fshihet ne Serbi, dhe se gezon mbrojtjen e ushtrise. Gvero eshte larguar nga ushtriapasi presidentja e Serbeve te Bosnjes Biljana Plavshiq ka larguar elementet me nacionaliste ne vitin 1996. Ai ka shkuar ne Beograd, ku - tanime ne pension - sipas burimeve te IWPR-se te aferta me ushtrine ka vazhduar te ndihmoje Mlladiq.


Zyrtarisht numri dy i komisionit, Gjenerali ne pension Geza Farkas eshte nga krahu konservator i ashper i ushtrise, dhe ka qene i afert me partine e Majte Jugosllave te drejtuar nga Mira Markoviq, bashkeshortja e Millosheviq. Fakti qe Farkas ka qene drejtues i sherbimeve sekrete te ushtrise gjate luftes ne Kosove tregon se sa te ngushta kane qene lidhjet ndermjet sherbimeve sekrete te ushtrise dhe komisionit.


Analistet ushtarake ne Beograd thone se Gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i cili si ish shef i shtabit ka qene i perfshire ne krijimin e komisionit ne vitin 2001, mund te kete pasur aresye personale per ta bere nje gje te tille. Komisioni do te kishte qene shume i nevojshem per vete Pavkoviq nese ai do te thirrej ne Hage per tu gjykuar per rolin e tij ne konfliktin ne Kosove.


Pavkoviq tani po perballet me shume probleme, megjithese jo per perfshirje ne krime lufte. Ai eshte arrestuar nga hetuesit ushtarake ne Serbi dhe Malin e Zi me 1 Prill. Aresyeja per arrestimin e tij eshte nje akuze se ndersa ai ka qene komandant i pergjitheshem i ushtrise, ajo ka ndihmuar ne pergatitjen e nje perpjekjeje te deshtuar per te vrare politikanin e opozites, Vuk Drashkoviq.


Eshte ende teper heret te thuhet nese lobi anti Hages ne gjirin e ushtrise eshte demtuar nga shkrirja e komisionit. Megjithate, me nje ekip te ri ne krye te ministrise se mbrojtjes se Serbi-Malit te Zi, te pakten ka filluar nje perpjekje per te spastruar ushtrine nga njerez te cilet kane mbrojtur dhe mbeshtetur te dyshuarit per krime lufte.


Qe pas emerimit te Tadiq ne postin e ministrit te mbrojtjes te bashkimit te ri ishte parashikuar qe komisioni do te shperbehej. Menjehere pas emerimit te tij, Tadiq ka thene se ushtria do te bashkepunoje me Hagen, dhe se ajo nuk do te ndihmoje dhe mbeshtese njerezit e akuzuar dhe te kerkuar nga gjykata.


Deklarimet e tij kane mbeshtetur ato te presidentit te Serbise dhe Malit te Zi, Svetozar Maroviq, i cili ka thene per Vecernje Novosti te Serbise ne Mars se ai kishte marre siguri nga shefi i shtabit se "ushtria po bene detyren e saj sipas ligjit, dhe nuk po mbron askend. Eshte e rendesishme te eleminohet cdo dyshim se disa struktura te ushtrise po bejne nje gje te tille".


Pa hyre ne hollesi, Tadiq ka thene se disa aktivitete te paligjeshme mund te kene ndodhur, dhe ai ka premtuar zhvillimin e hetimeve. Disa analiste ushtarake e kane interpretuar nje gje te tille si nje pranim se disa pjese te ushtrise mund te kene ndihmuar Mlladiq te fshihet.


Shkaterrimi i rrjetit anti Hages ne strukturat e ushtrise se Serbise dhe Malit te Zi do ta bente shume me te lehte zbulimin e te dyshuarve si kriminele lufte dhe dorezimin e tyre ne gjykate. Sjellja e Mlladiq para gjykates mund te jete ende larg - por shkrirja e komisionit te ushtrise mund te jete nje hap i pare i vogel ne kete drejtim.


Aleksandar Radiq eshte nje analist ushtarak i pavarur me qender ne Beograd.


Serbia, Kosovo, Croatia
Frontline Updates
Support local journalists