Duke Shkuar Drejt Luftes Tokesore

Clinton vazhdon akoma te thote jo, por NATO-ja duket se po drejtohet per nga dislokimi i trupave tokesore ne nje ambjent "jo te lejueshem".

Duke Shkuar Drejt Luftes Tokesore

Clinton vazhdon akoma te thote jo, por NATO-ja duket se po drejtohet per nga dislokimi i trupave tokesore ne nje ambjent "jo te lejueshem".

Improvizimi po sundon ne procesin per paqen ne Kosove. Gjate nje vizite te bere kohet e fundit ne Maqedoni, Sekretari i Pergjithshem i OKB Kofi Annan parashikoi se OKB do te kete nje "rol qendror" ne zgjidhjen e krizes ne Kosove.


Ne te vertete kjo mund te jete pak me teper se nje shfaqje, ndersa skenari dhe rregjia eshte diku tjeter.


Megjithate drejtuesit kryesor te drames, G8, Keshilli i Sigurimit dhe SHBA, jane te ndare dhe konfuze, duke bere keshtu qe cdo zgjidhje te jete nje ceshtje ad-hoc, me nje mosmarreveshje mbi shkallen e terheqjes se Serbise, dhe masen, perberjen dhe kontrollin e forces nderkombetare.


Dhe kjo gjithmone ne se nuk ndodh me pare nje sulm tokesor per pushtim.


Edhe perfaqesuesi i linjes se ashper Sekretari i Jashtem i Britanise se Madhe Robin Cook ka folur rreth mundesise se nje numri te vogel trupash Serbe per te mbajtur flamurin Jugosllav. Njoftimet nga Boni tregojne se kjo mund te thote rreth 5,000 trupa, per tu pergjysmuar pas nje viti. Ata do te "mbrojne" vendet e shenjta--kishat Ortodokse dhe manastiret qe Serbet thone se jane kryesoret per pushtimin e tyre te Kosoves.


Marreveshja e forces nderkombetare eshte me e veshtire. Ruset nuk jane te kenaqur me nje perseritje te marreveshjes se Dayton per Forcen e Stabilizimit (SFOR) ne Bosnje, e cila sanksionon komanden e NATO-s dhe kontrollin e saj dhe lejon "asocimin" Rus.


KFOR ka shume mundesi qe te veproje nen nje mandat te OKB-se, dhe do te kete komponente te NATO-s, Ruse dhe nga vendet jo anetare te NATO-s. Megjithate, ne rast se, ashtu sic sugjerohet, Ruset do te marrin zonen ne veri te provinces, ai mund te jete nje hap drejt Dayton II--nje ndarje de facto e provinces, duke lene pjesen me te pasur te provinces ne duart e Serbeve. Ajo praktikisht do te zbrazet nga Shqiptaret sepse shume pak Kosovare do te guxonin te mbeshteteshin ne mbrojtjen e Moskes.


Ndersa kaq shume gjera mbeten pa u zgjidhur, eshte per t'u habitur qe bisedimet e G8 perfunduan me 23 Maj, me pak shenja per nje progres. Pavaresisht disa momenteve te optimizmit, diplomatet e OKB nuk po nxitojne per ne Keshillin e Sigurimit per te kaluar


nje rezolute. Ata jane treguar te kujdeseshem duke lene te kuptohet se do te duhen disa jave perpara se te pergatitet nje tekst, dhe edhe me pas, konfuzioni ne gjirin e G8 mund te lene shume vend per mendime te ndryshme.


Nderkohe, Kina akoma deklaron refuzimin e saj per kalimin e ndonje rezolute te OKB deri sa te pushojne bombardimet, megjithese tashme pak me tone me te uleta per shkak te kulmimit te bisedimeve per pranimin e saj ne Organizaten Boterore te Tregetise dhe ndersa ndjenjat patriotike per bombardimin e ambasades se saj po shuhen.


Megjithate mbetet pyetja, Cilit qellimi do ti sherbeje nje rezolute e Keshillit te Sigurimit? NATO-ja deshiron ate per te legjitimuar veprimet e saj, te marre Rusine ne anen e saj, dhe tu jape Serbeve nje shkalle per te ngjitur ne menyre te hijshme.


Beogradi deshiron qe ta coje marrjen e vendimit ne nje forum ku ai te mund te mbeshtetet ne veton e Rusise dhe Kines per te permiresuar cdo marreveshje. Ashtu si u tha gazetareve ne Beograd diten e Premte, Ndihmes Ministri i jashtem i Jugosllavise Nebojsa


Vujovic, "Lexoni fjalet ne gojen time. Nuk eshte rreth NATO-s. Por eshte per OKB."


Por Jugosllavet mund te mos e kene te lehte edhe aty. Annan mund te ndjeke urdherat e Keshillit te Sigurimit, por ai i ka rezistuar me ngulm thirrjeve pacifiste nga disa njerez te aferm te tij per te denuar bombardimet e NATO-s. Duke shprehur nje shprese te vogel per perfshirjen e Keshillit te Sigurimit, ai theksoi se veprimet ushtarake mund te behen te nevojeshme kur diplomacia deshton.


Anetare te tjere te OKB te cilet kane mbeshtetur me teper se 50 rezolutat e mepareshme qe denojne regjimin e Miloshevicit, mund te jene me pak te gatshem se sa Moska per ti dhene Beogradit nje zgjidhje me te favoreshme ne kurriz te Shqiptareve te Kosoves.


Ne Washington, rezoluta e Senatorit John McCain, e mbeshtetur nga te dyja palet e cila para autorizon perdorimin e trupave tokesore Amerikane ne veprime tokesore eshte hedhur poshte ne Senat me nje shumice 3 me 1. Forcat e vendosura kunder saj perfshinin Shtepine e Bardhe, e vendosur per te qetesuar te gjitha zerat shqetesuese per mundesine e nje sulmi tokesor, dhe Republikanet, te cilet jane te vendosur te sigurojne qe ne rast se Presidenti do te duhet te kerkoje leje, ai te vuaje sa me teper demin politik per te.


Ishte ne kete fryme qe Kongresi miratoi ligjin special per autorizimin e emergjences. Ata jo vetem qe pranuan kerkesen e Pentagonit per 6 miliarde USD qe Presidenti kishte kerkuar per te mbuluar shpenzimet e fushates ushtarake, dhe e dyfishuan ate duke shtuar edhe shume fonde te tjera per ushtaraket. Clinton e di shume mire se te njejtit kundershtare te cilet jane kaq jo bashkepunetore ne presionin ndaj Miloshevicit do te bashkohen me anetaret e partise se tij duke e kundershtuar ate ne se nje marreveshje e mundeshme do te duket si nje shitje e Shqiptareve te Kosoves.


Duke ju shtuar problemeve te tij, vizita e Robin Cook, dhe bisedat telefonike te njoftuara ndermjet Kryeministrit Britanik Tony Blair dhe Clintonit kane perforcuar thirrjet per dislokimin e trupave tokesore, pavaresisht zhrumes se bere ne publik per nje carje te mundeshme. Edhe nje pjese gjithmone ne rritje e ushtarakeve sugjerojne te njejten gje. Per Shtepine e Bardhe, ndoshta me e fuqishme se cdo nevoje strategjike ushtarake eshte rritja e popullaritetit te McCain si nje kandidat per President.


Pergjigja e tanishme Clintoniane eshte pergatitja e nje force te NATO-s prej 50,000 vetesh ne kufirin me Kosoven, perfshire edhe nje kontigjent prej 7,000 trupash Amerikane. Kjo, zyrtarisht, nuk do te jete nje vendim per kundershtimin e pushtimit nga toka


por thjesht nje pergatije per nje hyrje te rene dakort per te mbeshhtetur rikthimin e refugjateve Shqiptare te Kosoves ne tokat e tyre.


Por mesazhi mund ti shkoje edhe Beogradit. Ne rast se Miloshevic nuk ofron nje rrugezgjidhje, Clintoni famekeq i pavendosur duket se do te shkoje drejt nje lufte tokesore, me ose pa aprovimin e OKB.


Ian Williams, korrespondent i OKB per revisten The Nation dhe autor i librit Kombet e Bashkuara per Fillestaret, ka qene per vite me rradhe redaktor i revistes se IWPR WarReport ne SHBA.


Frontline Updates
Support local journalists