RUMANI: MEKATET E POLICISE SEKRETE ERRESOJNE TE ARDHMEN

Vendi do te duhet te qartesoje akuzat e ngritura nga ish presidenti i tij nese ai shpreson te anetaresohet ne NATO kete vit.

RUMANI: MEKATET E POLICISE SEKRETE ERRESOJNE TE ARDHMEN

Vendi do te duhet te qartesoje akuzat e ngritura nga ish presidenti i tij nese ai shpreson te anetaresohet ne NATO kete vit.

Ish presidenti i Rumanise eshte rikthyer ne skenen politike te vendit duke akuzuar qeverine e tanishme se ka punesuar ne rradhet e saj ish agjente te policise sekrete te periudhes se komunizmit.


Emil Constantinesu ka mbajtur nje konference per shtyp me 24 Qershor duke akuzuar autoritetet se kane rimarre ne pune oficeret te cilet ai kishte shkarkuar gjate peridudhes 1996-2000 kur ka qene ne krye te vendit.


"Shume zyrtare te huaj kane shprehur konfuzionin e tyre rreth faktit qe autoritetet kane riaktivizuar agjente te cilet dikur kane marre pjese ne aktivitete repressive brenda vendit ose kane spiunuar Perendimin," ka thene ai.


Ish presidenti nuk ka thene me teper por ish keshilltari i tij Marius Oprea, i cili ka botuar se fundi nje liber rreth policise famekeqe sekrete te kohes se komunizmit, Securitate, ka folur me ne hollesi, duke thene per IWPR-ne se "rreth dhjete oficere te larte" dhe "shume te tjere te rangjeve me te ulta" jane rimarre ne pune.


Ai thote se shume ish oficere te Securitate te shkarkuar nga qeveria e kaluar jane rimarre ne pune ne nivelet me te larta, perfshire poste ne zyrat e presidentit dhe kryeministrit, disa ministri dhe ne sherbimet sekrete te brendeshme dhe te jashteme. Qeveria nuk ka pranuar te komentoje rreth ketyre akuzave.


Javen e kaluar, Keshilli Kombetar per Studimin e Arkivave te Securitate, CNSAS, ka njoftuar se ka ne plan te botoje emrat e ish agjenteve te policise sekrete te periudhes se komunizmit te cilet kane ende poste zyrtare.


Disa anetare te Partise Social Demokrate, PSD, ne pushtet, kane denuar kete vendim si "te paligjshem" dhe po kercenojne se do te hedhin ne gjyq kete keshill.


Ion Stan, kryetar i komisionit parlamentar per mbikqyrjen e aktiviteteve te Sherbimit Sekret Rumun, SRI, mendon se CNSAS ka nje detyre te veshtire perpara saj.


Ai ka thene per IWPR-ne se ne baze te ligjit te tanishem, perpara se keshilli te mund te beje publik ndonje emer, ai do te duhet te marre ne pyetje personat ne fjale dhe ata te kene te drejten per te apeluar vendimin. Nese vendimi i keshillit eshte kunder tyre, ata kane te drejte ta apelojne ate ne gjykatat e Rumanise.


Ky skandal u be edhe me i madh kur zevendes kryetarja e SRI Daniela Buruiana, nje anetare e Partise ekstremiste per Rumanine e Madhe, PRM, ka akuzuar tre anetare te CNSAS se jane agjente te huaj.


Ajo ka deklaruar se e ka marre kete informacion nga njerez te lidhur direkt me sherbimet sekrete te Rumanise. Keta anetare te keshillit jane ose ish disidente komunist ose figura te njohura publike.


Analistet politik i kane hedhur poshte keto deklarime si nje perpjekje per te penguar punen e CNSAS. "Ish komunistet nuk deshirojne dhe e kundershtojne hapjen e nje debate per aktivitetet e Securitate ne te kaluaren," ka thene gazetari Horatiu Pepine.


"Megjithese arkivat e policise sekrete jane te hapura per publikun, nuk ka pasur ndonje studim te sakte te problemeve qe ka krijuar ajo per shoqerine apo per demet qe kane shkaktuar oficeret e saj".


Nen kontrollin e Securitate, Rumania ka qene praktikisht nje shtet policor nga 1947 deri ne 1989. Sipas kryetarit te CNSAS Gheorghe Onisoru, policia sekrete ka ndjekur dhe survejuar shume njerez duke perdorur stafin e saj dhe rreth 700,000 informatore, te cilet kane pasur nen kontroll nga dy ose tre "te dyshuar".


Telefonat pergjiheshin, posta kontrollohej dhe shtepite ishin nen survejim, ndersa cilido qe guxonte te kritikonte regjimin vihej nen survejim te plote. Oficeret e sherbimit sekret i ndiqnin njerezit ne rruge ose qendronin ne makina perpara shtepive te te dyshuarve - duke i dhene nje sinjal te qarte te gjithe Rumuneve se per Securitaten nuk kishte asgje sekrete.


Tani, kur kane kaluar mbi 12 vjet nga renia e ish dikatorit Nicolae Caushesku, ka dyshime se ish oficere te policise sekrete Rumune ende kontrollojne pozicione te rendesishme ne jeten publike te Rumanise.


Tani qe vendi eshte shume i interesuar te anetaresohet ne NATO, Bukureshti po shton perpjekjet e tij per te permbushur kriteret perpara se aleanca te takohet ne mbledhjen e saj te Nentorit ne Prage.


Hapat e pare jane bere nga qeveria muajin e kaluar, me miratimin e nje mase per te hetuar te kaluaren e zyrtareve te sherbimeve sekrete perpara se ata te lejohen te kene akses ne sekretet e NATO-s. Por ky njoftim eshte bere vetem pas raporteve kritike te botuara ne median vendase dhe ate te huaj.


Megjithese debate per Securitate vazhdon ende, vetem nje figure e rendesishme ka dhene doreheqjen deri me sot.


Vitin e kaluar, anetari i PSD-se Ristea Priboi eshte perballur me akuza se ai ka ndihmuar ne koordinimin e sulmeve ndaj Radios Europa e Lire ne vitet Tetedhjete. Ai dha doreheqjen nga posti i kryetarit te nje komisioni parlamentar i cili kontrollon aktivitetin e sherbimit sekret nderkombetar, megjithese vazhdon te mbetet deputet ne parlamentin e Rumanise.


Marian Chiriac eshte nje gazetar i pavarur ne Bukuresht.


Frontline Updates
Support local journalists