PUNA E PAKRYER NË SREBERNICË
Arrestimi i dy të dyshuarve kryesorë për krime lufte në Bosnje do të kishte ndikim pozitiv brenda dhe jashtë vendit.
PUNA E PAKRYER NË SREBERNICË
Arrestimi i dy të dyshuarve kryesorë për krime lufte në Bosnje do të kishte ndikim pozitiv brenda dhe jashtë vendit.
Mlladiq udhëhoqi forcat serbe në Srebernicë, si duket duke punuar nën komandën e Beogradit, derisa Karagjiq, si lider politik i serbëve të Bosnjës, lëshoj thirrje të drejtpërdrejtë për sulm.
Pas këtij sulmi, forcat serbe kapën dhe ekzekutuan më shumë se 7000 meshkuj dhe djemë mysliman. Më shumë se 2000 prej tyre tani vetëm janë identifikuar.
Karagjiq dhe Mlladiq mendohet se janë duke u fshehur në pjesët serbe të Bosnjës, në Serbi, dhe në manastiret serbe në Mal të Zi. Të akuzuar qe sa vite nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavi, të dy individët janë figura të çmuara në vendet ku ata fshihen, edhe pse ata janë të urrejtur në tërë botën.
Çfarë dallimi ka kjo? Përgjigjja në këtë pyetje i ngjason rretheve koncentrike të krijuara kur një gur lëshohen në ujë të qetë. Derisa çdo rreth zgjerohet, madhësia e valës është më e vogël, por distanca është më e madhe.
Është e çartë se kjo çështje është me rëndësi për të dashurit e viktimave. Jetërat e tyre kurrë më nuk do të jenë të njëjta, por ata presin që drejtësia të mbijetoj. Ata gjithashtu presin kompensim nga Serbia, e cila deri më sot nuk ka pranuar përgjegjësinë për këtë krim, përkundër keqardhjes së shprehur nga presidenti i saj i tanishëm.
Kjo gjithashtu ka dallim për ata që mbështetën Karagjiqin dhe Mlladiqin para dhjetë viteve dhe të cilët vazhdojnë t’i mbrojnë ata.
Nacionalizmi serb vazhdon të zhvillohet në kundërshtim të tribunalit të Hagës, por kur këta herojnë ballafaqohen me gjykim, ky nacionalizëm do të shënoj rënie politike si në Serbi ashtu edhe në Republika Srpska, RS, pjesën e Bosnjës të kontrolluar nga serbët. Kjo ndodhi me ish presidentin e Serbisë Sllobodan Millosheviq gjatë gjykimit të tij të gjaëtë në Hagë: derisa shumë njerëz ende mbështesin atë dhe partia e tij politike mbështet qeverinë e tanishme në Beograd, ai më nuk është faktor serioz politik në vend.
Dështimi për të arrestuar dhe gjykuar dy kriminelët më prominent të luftës në Bosnje ka krijuar një kulturë të mohimit, urrejtjes dhe mosbesimit në shumë bashkësi serbe, përfshirë edhe diasporën. Nëse gjeneratat e ardhshme në Bosnje dhe Serbi do të lirohen nga kjo barë, personat e akuzuar për krimet e kryera në Srebernicë duhet të dalin para drejtësisë. Serbët si grup nuk janë fajtor, por individ të caktuar janë.
Për territoret në të cilat Karagjiqi dhe Mlladiqi mendohet se janë duke u fshehur, si dhe ku ata arrestohen do të jetë me rëndësi.
Nëse forcat malazeze të sigurisë e bëjnë këtë arrest, kjo republikë do të tregoj se dallon nga Serbia dhe është e gatshme të pranoj përgjegjësitë ndërkombëtare – kështu duke forcuar pohimet e kësaj republike për pavarësi. Nëse forcat serbe të sigurisë e arrestojnë Mlladiqin – apo nëse ai dorëzohet “vullnetarisht” – Serbia do të shoh përmirësim të dukshëm të marrëdhënieve të saja me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
Nëse forcat e RS arrestojnë ndonjërin prej të dyshuarve, entiteti do të shoh përmirësim të marrëdhënieve me ShBA dhe BE, por nëse NATO bënë këtë arrest brenda Bosnjës, RS nuk do të fitoj asgjë. Nëse Karagjiqi dorëzohet, sikur gruaja e tij tani ka kërkuar publikisht, ai do të forcoj reputacionin e tij në RS, por autoritetet atje nuk do të marrin komplimentet për këtë veprim.
Fakti i mjerë është se shumë në RS – përfshirë edhe partitë qeveritare – mendojnë se asgjë e keqe nuk ka ndodhur në Srebernicë, me argumentin se çdo krim është kryer në hakmarrje të sulmeve mbi serbët. Një gjykim i drejtë dhe publik do të bëj shumë për t’i bindur serbët se nocioni i vrasjeve masive të planifikuara nuk mund të justifikohet si vetëmbrojtje.
Rajoni i Ballkanit në përgjithësi do të përfitoj nga kapja e Karagjiqit dhe Mlladiqit. Shumë në Kroaci, Maqedoni dhe Kosovë do ta konsiderojnë si drejtësi nëse të akuzuarit për krimet kundër njerëzimit në Srebernicë ballafaqohen me drejtësi. Atëherë do të jetë shumë me lehtë për shqiptarët e Kosovës, maqedonët, kroatët të pranojnë gjykime të njerëzve nga grupi i tyre – disa prej të cilëve vetëm gjinden në Hagë – nëse të akuzuarit kryesorë serb gjithashtu gjinden atje.
Kroacia është posaçërisht e rëndësishme pasi deri më tani ka dështuar të kap gjeneralin Ante Gotovinën e akuzuar nga Haga. Nëse Mlladiqi, heroi serb i luftës, është në gjykim, kroatët do të jenë më të gatshëm të pranojnë se komandanti i tyre i luftës duhet të ballafaqohet me drejtësi.
Më gjerë, ballafaqimi i Karagjiqit dhe Mlladiqit me drejtësi do të dërgoj sinjal të çartë për personat që nxitin sulme të armatosura kundër bashkëqytetarëve të tyre se ata do të mbahen të përgjegjshëm për veprimet e tyre, pa marrë parasysh se çka thonë ata për të justifikuar veprimet e tyre.
Ushtritë dhe paramilitarët të cilat armatosen apo kontrollohen nga territori fqinj janë gjë e zakonshme në botën pas Luftës së Ftohtë: kujtoni Nikaraguan, Republikën Demokratike të Kongos, dhe Timorin Lindor. Shumë shpesh këto vende nuk janë të vetëdijshme për përgjegjësitë e tyre për të mbrojtur civilët, dhe në fakt ata shpesh i dëbojnë qytetarët nga shtëpitë e tyre. Rregullat e luftës nuk janë vetëm për luftërat në mes të dy shteteve sovrane, por për forcat e armatosura kudo, përfshirë edhe luftëtarët e vetë emëruar të lirisë.
Në fund, arrestimi i Karagjiqit dhe Mlladiqit do të forcoj kredibilitetin dhe prestigjin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Përgjegjësia do të ndihmoj në ndalimin e krimeve të ardhshme, derisa ikja nga ligji vetëm se do të inkurajoj më shumë krime. Fakti se Karagjiqi dhe Mlladiqi ende janë në arrati është shenjë e dobësisë së bashkësisë ndërkombëtare. Arrestimi dhe transferimi i tyre në Hagë do të jap sinjal se drejtësia, edhe pse e vonuar, nuk mund të mohohet.
Daniel Serwer është nënkryetar dhe drejtor i Operacioneve të Paqes dhe Stabilitetit në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara. Mendimet e shprehura këtu janë personale.