REFORMIMI I BURGJEVE JETIK PËR RUMANINË
Përmirësimi i kushteve në burgjet e stërmbushura është prioritet para hyrjes së Rumanisë në BE.
REFORMIMI I BURGJEVE JETIK PËR RUMANINË
Përmirësimi i kushteve në burgjet e stërmbushura është prioritet para hyrjes së Rumanisë në BE.
Kur zyrtarët e Rumanisë flasin për reformimin e sistemit gjyqësor ata përmendin rëndësinë e një gjyqësie të pavarur apo eliminimin e ndikimit politik në gjykata.
Për Constantin Stamatie, i cili humbi djalin e tij 17 vjeçar në një zjarr në qendrën e paraburgimit për të mitur në Craiova, jug të Rumanisë, transformimi i sistemit të burgjeve të stërmbushura dhe dobët të investuara duhet të jetë prioritet kryesor.
“Kurrë nuk do t’ia falë personave të përgjegjshëm për vdekjen e birit tim dhe shpresoj se ata do të paguajnë për këtë,” tha ai për zjarrin e shtatorit i cili morri jetërat e tri të rinjëve dhe lëndoj rëndë dy të tjerë.
Ionut Plesa ishte duke kryer dënimin prej katër vjetësh në burgun e Craivoës për akuza të vjedhjes. Shtatorin e kaluar, i zemëruar se një pako e cila përmbante rroba dhe çokollata nuk kishte arritur, Plesa dhe pesë shokë të tjerë i vunë zjarrin dyshekëve të tyre, bllokuan derën e çelisë dhe kërkuan negociata me drejtorin e burgut.
Dyshekët filluan të digjen dhe tymi filloj të mbushë hapsirën e ngushtë. Para se policia arriti të intervenoj, Plesa vdiq dhe të tjerët morrën lëndime serioze. Dy djemë tjerë vdiqën pas disa ditëve.
Një hetim njëditor deklaroj menaxhmentin e burgut fajtor për dështim të ndalimit të incidentit. Drejtori u largua dhe anëtarët e tjerë të stafit gjithashtu humbën punën.
Emilian Stanisor, drejtor i përgjithshëm i Administratës Kombëtare të Burgjeve, ANP, në ministrinë e drejtësisë, shprehu keqardhje në një intervistë me BCR. Por ai gjithashtu pohoj se edhe djemët e burgosur duhet të marrin fajin.
“Derisa ne do të dëshironim që kjo kurrë të mos ketë ndodhur… faktet janë shumë të çarta. Askush përpos fëmijëve – njëri nga ata kishte qëndrim arrogant ndaj stafit – nuk kanë filluar zjarrin i cili mbaroj në mënyrë tragjike,” tha Stanisor.
Më pak se një muaj pas këtij incidenti, një ngatërresë në mes të dy të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë në Rahova gjithashtu mbaroj me djegje të dyshekut. Këtë herë zjarri u shua para se të shpërndahet dhe askush nuk u lëndua.
Politikanët e Rumanisë janë të vetëdijshëm se reformimi i sistemit gjyqësor të vendit është parakusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2007. Por përmirësimi i gjyqësisë në përgjithësi nuk mund të arrihet pa ndryshimin e sistemit të brizhtë të burgjeve ku të burgosurit, përfshirë të miturit, mbahen në kushte të cilat ende nuk krahasohen me standardet e Evropës perëndimore.
Në përgjigje të zjarrit, ministria e drejtësisë kontrolloj tetë burgje nëpër Rumani dhe urdhëroj që dyshekët të ndërrohen me dyshekë të cilët shkrihen e nuk përhapin zjarr. Siguria dhe monitorimi i të burgosurve gjithashtu u përmirësua.
Por arsyet të cilat shaktuan rastin tragjik në Craiova janë të shumëfishta dhe nuk janë të thjeshta për tu zgjidhur.
“Problemet vazhdojnë në sistemet gjyqësore të vendeve të Ballkanit, me kushte të dobëta të jetesës, stërmbushje serioze dhe mungesë të strategjisë së çartë për rehabilitim të burgosurve,” tha Manuela Stefanescu nga Asociacioni për Mbrojtjen e Drejtave të Njeriut në Rumani – Komiteti i Helsinkut, APADOR-CH
Stërmbushja ka qenë problem i madh në burgjet e Rumanisë për shumë vite. Situata është përmirësuar kohëve të fundit në krahasim me vitin 2001 kur një sistem me kapacitet ligjor prej 37,500 vendeve mbante rreth 52.000 të burgosur.
Sot, Stanisor tha se burgjet janë të mbushura rreth 110 përqind, “që do të thotë se situata nuk është dramatike”. Megjithate, ai pranon se disa burgje kanë dyfish më shumë të burgosur se sa do të duhej të strehonin.
Shumë të burgosur vijnë nga familjet e varfëra të cilët nuk janë në gjendje të hanë tri herë në ditë apo të posedojnë televizior. Prandaj përkundër stërmbushjes, kushtet e jetesës për disa janë relativisht të mira në krahasim me kushtet e tyre të zakonshme.
Megjithate, mediat vendore dhe vëzhguesit ndërkombëtare për të drejta të njeriut janë më pak tolerant, duke u ankuar se të burgosurit po vuajnë nga dietat e dobëta dhe përkujdesja e pamjaftueshme mjekësore.
Përkundër përpjekjeve për modernizim, burgjet e Rumanisë ende mbesin prapa standardeve evropiane me banjo të papërshtatshme. Shumë prej tyre vështirë mund të renovohen si rezultat i mënyrës se si janë ndërtuar në fillim dhe me disa përjashtime burgjet nuk kanë salla të ushqimit.
Në vend të kësaj, ushqimet shërbehen brenda çelive, të cilat zakonisht janë të vogla. Me hapsirë prej 25 metra katror ato strehojnë 10-14 njerëz. Stefanescu thotë se kjo përbën dy metra katror për një banor, 4.5 metra katror më pak se rekomandimi i Komisionit të Kombeve të Bashkuara Kundër Torturimit.
“Përpos katër qendrave për riedukim të miturve në Rumani ku kushtet janë mjaft të mira, asnjë nga 45 burgjet në Rumani nuk i përmbushin standardet ndërkombëtare,” tha Stefanescu.
Gjithashtu, kritikët thonë se trajnimi profesional në burgje i cili do të pregadiste të burgosurit për punë pas lirimit të tyre, gjithashtu mungon dhe nuk i përshtatet kërkesave reale të tregut të lirë. Zyrtarët e burgjeve nuk ofrojnë vëmendje të posaçme për shkollimin në burg, dhe punëtoritë tërheqin një numër të vogël të burgosurve.
Zyrtarët e gjyqësisë pohojnë se resurset financiare të caktuara nga Administrata Kombëtare e Burgjeve për përmirësim të situatës janë të kufizuara. Vitin e kaluar, për shembull, burgu fitoj 3.7 trilion lei (97 milion euro), 70 përqind më pak se sa nevojitet. Çdo i burgosur i kushton sistemit 120 dollar amerikan në muaj.
“Situata është e njejtë për vitin 2005 pasi ne mund të mbulojmë shpenzimet vetëm për nëntë muajt e parë,” tha Stanisor.
Përkundër kufizimeve financiare ka pasur përmirësime të dukshme.
Ministria e drejtësisë ka pohuar se një nga prioritetet është përmirësimi i kushteve të jetesës për femrat në burgje dhe sigurimi që të gjithë të burgosurit të kenë çasje në përkujdesje të mirë mjekësore.
Në këtë aspekt, pesë spitale të burgjeve janë modernizuar dhe një spital i ri është ndërtuar. Me ndihmën e kredisë prej 20 milion dollarëve nga BE-ja, të gjitha spitalet e burgjeve janë pajisur me mjete të reja përfshirë pajisjet të cilat mundësojnë diagnozimin e shpejtë të infektimeve kronike.
“Është fakt se shumë gjëra janë përmirësuar sa i përket përkudesjes mjekësore në burgjet vendore,” tha Stefanescu. “Por numri i të burgosurve të sëmurë ende është i lartë, dhe problemet kryesore shëndetësore janë viruset e ftohjes dhe probleme me sjellje, derisa shumica e njësiteve mjekësore nuk kanë personel të mjaftueshëm.”
Nuk ka statistika zyrtare sa i përket numrit të burgosurve të sëmurë në burgjet e Rumanisë. Kjo temë zakonisht është fshehur apo injoruar nga zyrtarët së bashku me homoseksualizmin dhe përdorimin e drogave.
Mirëpo, presioni nga BE-ja do të thotë se këto çështje më në fund po adresohen.
Një projekt i financuar nga Brukseli i cili mësoj të burgosurit për rreziqet nga AIDS, hepatiti dhe drogat filloj në vitin 2003. Në nëntorin e kaluar, një program i ri u lansua me synim të ndalimit të shitblerjes së drogës në burgje dhe trajnimin e shërbyesve civil të cilët punojnë me të burgosurit e varur nga droga.
“Përdorimi i drogave në burgjet e Rumanisë është i përhapur dhe numri i saktë i të burgosurve të cilët përdorën droga do të dihet në fund të programit në mes të vitit 2006,” tha zyrtarja e ministrisë së drejtësisë Simona Maya Teodoroiu.
Reforma tjera të sistemit gjyqësor deri më tani janë fokusuar në kriminelët e rinjë dhe përqendrohen në rehabilitim e jo dënim.
Që nga viti 2001 qeveria ka hapur më shumë se 40 qendra për të ndihmuar integrimin e të rinjëve në komunitet. Megjithate fondet sërish paraqesin problem.
“Do të kishim rezultate më të mira nëse nuk do të ballafaqoheshim me probleme si fonde të pamjaftueshme nga shteti dhe mungesa e stafit,” tha për BCR, Andreea Willie, nga departamenti i ministrisë së drejtësisë për Mbrojtje të Viktimave dhe Reintegrim Shoqëror.
Qendra për Miqësi të Burgjeve, PFC, në Cluj, qendër të Rumanisë, është institut privat i cili këshillon ish të burgosurit me qëllim të integrimit të tyre në shoqëri dhe ndihmës së tyre në shkollim. Stafi në PFC gjithashtu mëson aftësi për jetësë, ofrojnë trajnim profesional dhe rekreacion dhe programe këshillimi.
“Dy të tretat e atyre të cilët janë pjesë e programit arritën më në fund t’i kthehen jetës normale, që në fakt është dyfish në krahasim me situatën në sektorët shtetëror për edukim,” tha Constantin Asavoaie, presidenti i PFC. Asavoaie, ish i burgosur, tani punon me 5000 vullentarë në burgjet e Rumanisë.
Krahas rregullave të BE-së, ka pasur ndryshime substanciale të kodit penal të Rumanisë për të lejuar shërbimin në komunitet si alternativë për kohën e kaluar në burg nga të burgosurit.
Kodi i ri penal i aprovuar në qershor të vitit 2004 paraqiti mundësinë për burgje të hapura dhe gjysëm të hapura për shkelje më të lehta, dhe ofron alternativa nga burgu për të miturit e dënuar. Ndryshimet gjithashtu ofruan mundësinë që personat e dënuar për shkelje të lehta tani mund të lirohen me kusht.
Stefanescu, megjithate, dëshiron më shumë reforma, duke pohuar se rehabilitimi i bazuar në komunitet e jo burgimi në burgjet shtetërore është mënyra me e përshtatshme për të rinjët. Ajo gjithashtu kërkon dënime më të lehta për të rinjët të cilët ballafaqohen me dënim të parë dhe të padhunshëm.
“Mendimi im është se dënimi me burg për të miturit do të hiqet herët apo vonë,” Stefanescu tha.
Maria Huculici është gazetare për të përditshmen Editie Speciala në Craiova, Cristi Pantazi punon për hotnews.ro në Bukuresht, Ambrus Bela është gazetare e lirë në Cluj dhe Marian Chiriac është udhëheqës i Rrjetit për Raportim Hetues në Ballkan në Rumani.