BOSNE: KRITIKOHET TRAJTIMI I BUTË I ABUZUESVE TË BASHKËSHORTEVE
Shoqatat e grave kanë ngritur zerin kundër planit për të klasifikuar dhunën familjare si “sjellje e keqe” të dënuar me gjobë.
BOSNE: KRITIKOHET TRAJTIMI I BUTË I ABUZUESVE TË BASHKËSHORTEVE
Shoqatat e grave kanë ngritur zerin kundër planit për të klasifikuar dhunën familjare si “sjellje e keqe” të dënuar me gjobë.
Selja – emër jo i vërtetë i saj – mbanë mend shumë mirë jetën familjare me burrin e saj. “U kërcënua se do të më vriste,” thotë ajo, duke lëvizur duart më një nervozizëm të tepruar.
“Ai më rrahte, fynte, dhe shante” i tha ajo IWPR-së në një shtëpi nën mbikqyrje në Sarajevë ku ajo tani jeton me foshnjen katër muajshe.
“Isha në një lloj arresti shtëpiak, dhe nuk mund të dilja jashtë pa përcjellje. Një ditë nuk mund të duroja më. Unë ika një mëngjes herët dhe i tregova të gjitha policisë, të cilët më njoftuan me njerëzit nga qendra për punë sociale.
“Njerëzit si burri im e kanë vendin në burg. Ata duhet të dënohen për veprimet e tyre.”
Në Bosne, rastet si të Seljës janë në rritje alarmante. Por në vend se kryesit e këtyre veprave të dënohen më rëndë, autoritetet planifikojnë të bëjnë rrahjen e gruas një kundërvajtje të dënuar vetëm me gjobë.
Kritikën thonë se këto plane tregojnë se abuzimet shtëpiake shihen si të “pranueshme” në një vend të dominuar nga nacionalistë konzervativë.
“Se a do të trajtohet një vepër e dhunshme si sjellje e keqe apo vepër penale tregon çartë se cilat vlera dëshiron ti mbrojë qeveria e tanishme,” thotë Fedra Idzakovic nga të Drejtat Globale, një organizatë e cila bënë fushatë në mbështetje të grave të dhunuara.
Në Bosne, dhuna shtëpiake është problem në rritje derisa vendi ballafaqohet me të kaluarën e luftës dhe papunësinë e lartë, streset post-traumatike dhe shërbime civile të limituara. Megjithate, janë vetëm pesë shtëpi strehuese në gjithë vendin. Prandaj edhe shërbimet e ofruara nga grupet vendore mbështetëse janë shumë të kërkuara.
“Ne kemi pasur 640 thirrje në gjashtë muajt e kaluar në telefonat tonë, fakt i cili tregon për këtë problem,” thotë Selma Begic, e cila punon në një strehimore e cila tani strehon Seljën.
Por problemi nuk reflektohet në statistikat zyrtare. Sipas shifrave policore të publikuara në vitin 2002, vetëm 147 incidente të dhunës shtëpiake janë raportuar në tërë Federatën.
Aktivistët besojnë se një studim i fundit i bërë nga Fondacioni Lokal për Demokraci ofron një pasqyrë më të besueshme për madhësinë e këtij problemi.
Studimi i 4,000 grave përfundoj se 65 përqind kishin përjetuar dhunë familjare dhe se 75 përqind nuk i kishin raportuar këto incidente.
Aktivistët thonë se hezitimi është i kuptueshëm, bazuar në qëndrimin mospërfillës të gjykatësve dhe policëve ndaj këtij krimi.
Një raport i kohëve të fundit nga të Drejtat Globale dhe OJQ-të e tjera i cili studioj trajtimin e dhunës familjare nga gjykatat e Bosnës zbuloj se gjykatësit dënonin kryesit e veprave me gjoba të vogla dhe burgimet ishin përjashtime.
Sipas ministrisë së drejtësisë së Republika Sërpskës, RS, 51 incidente të dhunës familjare u raportuan në stacionin policor të Banja Llukës gjatë vitit 2002 – por vetëm dy persona vuajtën dënimin me burg.
Grupet e drejtave të njeriut besojnë se mosraportimi i dhunës është pjesë e problemit më të gjërë. Të Drejtat Globale theksojnë se “prapa sipërfaqes të civilizuar dhe moderne të Bosnes, fshihet një shoqëri shumë tradicionale dhe patriarkale. Dhuna familjare është pjesë përbërëse e realitetit por ajo injorohet dhe nuk diskutohet në publik.”
Aktivistët besojnë se ky qëndrim i ka rrënjët e thella edhe në forcat lokale policore.
“Edhe pse ata po shkollohen rreth kësaj teme, shumë zyrtarë të policisë besojnë se gruaja duhet të rrahet kohë pas kohe,” thotë këshilltarja e strehimores Zehrija Zajkovic, duke shtuar se disa meshkuj të Bosnes mendojnë se një shuplakë në fytyrë “nuk është asgjë”.
Grupet mbështetëse të grave paralajmërojnë se përpilimi i ligjit i cili kthen dhunën familjare në dënim më të ulët, nuk do të ndihmojë në ndryshimin e qëndrimeve të tilla.
“Shteti duhet të dënoj në mënyrë efikase përgjegjësit për dhunë familjare,” thotë Idzakovic. “Asgjë nuk do të ndërrojë nëse trajtojmë dhunën familjare vetëm si sjellje të keqe”.
Të Drejtat Globale janë pjesë e koalicionit të më shumë se 100 OJQ-ve të cilat janë duke shtyer qeverinë për të mos zbutur krimin e dhunës familjare.
“Kjo nuk i është prezentuar publikut, dhe as ndonjë debat nuk është organizuar,” thotë Sehic. “Ne kundërshtojmë definimin dhe trajtimin e dhunës familjare vetëm si një sjellje të keqe.”
Por zyrtarët qeveritarë insistojnë se përpilimi i ligjit i cila do të reduktoj seriozitetin e dhunës familjare nuk do të ndalet. Zyrtari i ministrisë së drejtësisë Demal Mutapcic i tha IWPR-se se, “ky ligj do të lejoj dallimin në mes të kundërvajtjeve të vogla sikur goditja në fytyre me shuplake dhe veprave më të rënda.”
Ai thotë se ligjet e tjera mund të shfrytëzohen për ngritjen e padive “më serioze.”
Aktivistët pranojnë se masat e rekomanduara në vende tjera të projektligjit mund të përdoren për të zvogëluar dhunën familjare.
Sipas projektligjit të Familjes tani para ministrisë së drejtësisë së Federatës, mund të jetë e mundshmë përjashtimi i abuzuesve nga shtëpia dhe ndalimi i vizitës në familje. Por çështja e dënimit mbetet problematike.
OJQ-të thonë se derisa ligji thotë se dhuna familjare është vetëm sjellje e keqe e dënuar me një gjobë të vogël, ka pak shpresa të ndërrimit të qëndrimeve të thella në polici, gjykata dhe tek vetë abuzuesit.
Në strehimoren e vetme të Sarajevës, Selja jeton në tmerr nga burri i saj, i cili mbetet në liri.
“Kur erdha këtu isha e shkatërruar,” i tha ajo IWPR-së. “Sot jetoj me shpresë se së shpejti do të mund të lë këtë vend, të gjej punë dhe filloj një jetë të re. Por nuk jam duke menduar për një marrëdhënie të re. Ende kam shumë frikë.”
Nidzara Ahmetasevic është gazetare në Sarajevë.